Digitalb do të ofrojë pa pagesë ndeshjen Shqipëri-Itali

Platforma Digitalb, ashtu siç pritej do të transmetojë falas ndeshjen për eleminatoret e kampionatit botëror midis Shqipërisë dhe Italisë.

Shqipëri-Itali do të vij sonte në kanalin Super Sport 2 duke filluar nga ora 20.45 nën komentimit e Dritan Shakohoxhës. Për të parë ndeshjen, mjafton të keni një kart smart në aparatin e Digitalb dhe të stacionoheni në kanalin nr.2 të Super Sport.

Ndër të tjera, ndeshja e sotme do të shihet pa pagesë edhe në televizionin publik italian, i cili në kanalin e tij kryesor RAI 1 dhe RAI 1 HD do të transmetojë betejen e adriatikut./imalbania.com/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.