Autoriteti i Mediave Audiovizuale, pas një sër përpjekjesh për startimin e proçesit të digjitalizimit, i cili ka dështuar disa herë, mesa duket tashmë është në një rrugë të mbarë dhe i është dedikuar krejtësisht për t’ia arritur qëllimit.
Tashmë, nëpërmjet medias, AMA ka startuar fushatën e informimit për publikun, rreth digjitalizimit, ku shumica, në fakt është në një mungesë të plotë të informacionit rreth këtij proçesi i cili pritet të përfundojë shumë shpejt.
Gjithashtu është vendosur edhe një numër callcenter në dispozicion i cili do të jetë i gatshëm për qytetarët në mënyrë informimin e tyre të plotë rreth këtij proçesi.
Informacion gjithashtu do mund të merrni edhe nëpërmjet broshurave të ndryshme si edhe video-ve shpjeguese.
Copyright InfoMedia Albania | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia
Konsultoni më poshtë materialin informues nga AMA