IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Digjitalizimi, këto janë ofertat e operatorëve televiziv!

by Niko Lako
2019/08/28
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Digjitalizimi, këto janë ofertat e operatorëve televiziv!

Ndërprerja e transmetimeve televizive në sistemin analog dhe kalimi i tyre në digjital është një proçes i detyrueshëm për të gjitha vendet evropiane, gjithashtu edhe për Shqipërinë.

ADVERTISEMENT

Më datë 1 shtator mbyllen transmetimet televizive analoge për qarkun e Tiranës, Durrësit dhe atë të Vlorës.

Në zbatim të strategjisë për kalimin e transmetimeve nga analoge në ato digjitale, si dhe afatit të përcaktuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, operatorët kryesor televiziv janë bërë gati për të mirëpritur abonentët e rinj që do të përqafojnë televizionin digjital me ofertat e abonimit ku përfshihet edhe aparati digjital tokësor i domosdoshëm për të djekur kanalet televizive.

Teleshikuesit në qarkun Tiranë, Durrës dhe Vlorë do të kenë mundësinë të shohin programet e RTSH, Digitalb dhe Tring vetëm në formatin DVB-T2. Për të parë në këtë format teleshikuesit e këtyre qarqeve, ku përfshihen qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Vorë, Kamëz, Krujë, Fushë Krujë, Shijak, Rrogozhinë, Vlorë, Himarë, Sarandë së bashku me fshatrat, duhet të ketë në dispozicion pajisjet si më poshtë:

– Antenë marrëse televizive të thjeshtë (siç e kanë pasur deri më sot).
– Aparat marrës televiziv (televizor).
– Dekoder DVB – T2 të llojit “free”, pra që mundëson shikimin e kanaleve pa pagesë siç edhe janë të gjitha programet e ofruara nga rrjeti i RTSH-së. Ky dekoder gjendet në çdo pikë të Postës Shqiptare. Të gjithë teleshikuesit që kanë aparate televizive që e kanë të inkorporuar dekoderin DVB-T2, nuk e kanë të nevojshëm dekoderin e mesipërm.

Kanalet e transmetimit të RTSH-së në Tiranë-Durrës janë: 21 (474 MHz) dhe 34 (578 MHz) të bandës UHF.
Kanalet e transmetimit të RTSH-së në Vlorë janë: 23 (490 MHz) dhe 39 (618 MHz) të bandës UHF.

Të gjithë teleshikuesit për të marrë një sinjal me cilësi maksimale në këtë allotment duhet të drejtojne antenat sipas zonave:

– Në qytetin e Tiranës, në drejtimet Mali i Dajtit, Prezë (Maja e Rrabës) ose Lapidari në kodrat e Saukut, kjo në varësi të fushëpamjes;
– Në qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij deri në gjirin e Lalzit, në plazhin e Durrësit si dhe në zonën e Shijakut në drejtim të Kodrës së Arapajt.
– Në zonën e Kavajës, plazhit Golem dhe Rrogozhinës në drejtim të Kryevidhit.
– Në zonën e Vorës, Kamëz dhe Babrru në drejtim të Majës së Rrabës (Prezë) ose Mali i Dajtit në varësi të fushëpamjes.
– Në zonën e Fushë Krujës, Krujës, Fushë Kuqe dhe Laçit në drejtim të Kodër Ishmit, Malit Dajt ose Lapidarit në varësi të fushëpamjes.
– Në zonën Ndroq, Pezë në drejtim të Malit Dajt, Lapidarit ose Sheshit në varësi të fushëpamjes.
– Në zonën mbas malit te Dajtit njësia administrative Zall Bastar në drejtim të majës së malit Dajt.
– Në qytetin e Vlorës në drejtim të Zvërnecit ose në drejtim të Shashicës (Kaninë).
– Në zonën e Radhimës në drejtim të majës së malit Llogarasë ose Zvernecit.
– Në zonën Orikum në drejtim të majës së malit të Llogarasë, Zvërnec ose Shashicë.
– Në zonën Peshkëpi, Komuna Vllahinës, Sevaster, Selenicë, Lapardha, Kocul, Poçem në drejtim të Treblovës dhe majës së Shashicës
– Në zonën mbas malit të Thanase, Dukat, Dhermi, Himare, Vuno, Palase në drejtim të majes së malit Llogarase.
– Në zonën e Borshit, Qeparo, Lukovë në drejtim të Shën Vasilit.
– Në qytetin e Sarandës në drejtim të Milesë ose Ksamilit.
– Në zonën e Delvines në drejtim të Shen Vasilit ose Sopotit.
– Në zonën e Ksamilit në drejtim të Ksamilit.

Pasi antena të jetë orientuar në drejtimet përkatëse, atëhere pasi është ndezur televizori dhe dekoderi, teleshikuesit duhet të bëjnë kërkimin automatik ose manual sipas dëshirës.

ADVERTISEMENT

Në përfundim të kërkimit automatik në ekran do të shfaqen 12 kanalet e RTSH-s përkatësisht:
– RTSH 1 HD
– RTSH 2 HD
– RTSH 3
– RTSH Sport HD
– RTSH Film
– RTSH Muzikë
– RTSH Fëmijë
– RTSH Shqip
– RTSH 24 HD
– RTSH PLUS
– RTSH Kuvend
– RTK

si dhe 12 kanale të operatorëve lokalë që mbështeten në rrjetin DVB-T2 të RTSH-së për allotmentin e Tiranës si:
– News 24 TV
– Report TV
– Club Tv
– A2
– Tv BBF
– Tirana Tv
– Tv Shijak
– Neser Tv
– FAX NEWS
– TV Adriamed
– TV Kukësi
– TV UTV Education
– TV Scan
– IN TV
– TV Korca
– RTV Gjirokastra

Kesaj liste i shtohen edhe kanalet e dy platformave private Digitalb dhe Tring.

Ja cilat janë ofertat e operatorëve kryesor në Shqipëri për procesin e digjializimit!

Për të realizuar sa më shpejt dhe sa më mire këtë proçes të kalimit nga transmetimet analoge në ato digjitale, RTSH ka vendosur në dispozicion të publikut në shërbim Help-desk me operator 24 orë. Për çdo problem që do të kenë shikuesit për sinjalin e RTSH-së mund të telefonojnë në numrin 04 222 84 44.

Për të mundësuar shikimin e kanaleve në transmetimet digjitale Radio Televizioni Shqiptar, ka nxjerre ne treg një DEKODER DVB-T2, në shitje në çdo pikë të Postës Shqiptare.

Për të joshur klientët e rinj edhe operatorët privat Digitalb dhe Tring kanë hedhur në treg ofertat e tyre që paraprijnë fikjen e sinjalit anlalog për kalimin në erën e re all digital.

Ofertat e dy operatorëve janë të ngjashme dhe qershia mbi tortë mbetet dekoderi falas nëse kryhet një abonim 3 mujor.

Tags: DigitalbdigjitalizimiDVB T2OfertatRTSHTringTV
Previous Post

Digjitalizimi dhe konkurenca televizive përballë teknologjisë, si do jetë e ardhmja e televizioneve Shqiptare?

Next Post

Fikja e sinjalit analog në Tiranë dhe Durrës dështon përsëri, AMA shtyn afatin

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Fikja e sinjalit analog në Tiranë dhe Durrës dështon përsëri, AMA shtyn afatin

Fikja e sinjalit analog në Tiranë dhe Durrës dështon përsëri, AMA shtyn afatin

Largimi Krastës dhe Rakipit, si e komentojnë Irfan Hysenbelliu dhe Endri Fuga: Së shpejti, padi të reja në gjykatë

Largimi Krastës dhe Rakipit, si e komentojnë Irfan Hysenbelliu dhe Endri Fuga: Së shpejti, padi të reja në gjykatë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA