IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Digjitalizimi dhe konkurenca televizive përballë teknologjisë, si do jetë e ardhmja e televizioneve Shqiptare?

by IMA Redaksia
2019/08/29
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Digjitalizimi dhe konkurenca televizive përballë teknologjisë, si do jetë e ardhmja e televizioneve Shqiptare?

Nga se do varet konkurenca në treg?

ADVERTISEMENT

Pas garës së transmetimeve HD dhe me mbylljen e procesit të digjitalizimit i hapet rruga sfidave më të mëdha që televizionet në vend do të hasin. Nëse nuk konkuron dot më me sinjalin, hartën e transmetimit dhe cilësinë e imazhit e gjithë konkurenca do të përqëndrohet tek kontenti dhe talentet, një nga komponentët tek i cili është investuar më pak deri tani. Por cilat do të jenë disa nga vështirësitë që më në fund televizionet të investojnë në përmbajtje dhe jo në paisje.

 

Ndryshimi i sjelljes së shikuesit:

Sjellja e audiencës ka ndryshuar nëse me sistemin analog e gjithë familja mblidhej në shtëpi në orën 20:00 për të ndjekur programin e mbrëmjes, sot secili pjestar i ndjek programet dhe filmat nga celulari apo kompiuteri kur të dojë. Asnjë nuk e organizon ditët për të kapur transmetimin e programin të preferuar sepse e di që do të mund ta shikoj online në një moment tjetër.

 

Programet e vetme që do të mbijetojnë:

Do të përjashtojmë lajmet dhe talk show, të cilat do vazhdojnë të jenë të vetmet formate që nuk mund të kalojnë në platformat online pasi audienca i kërkon të jenë sa më aktuale. Këto programe nuk kontrollohen nga televizioni por nga një krijues “show runner”, të cilët pavarësisht se nga ku transmetojnë kanë ndjekësit e tyre besnik si p.sh emisioni “Opinion” me drejtues Blendi Fevziu do të ketë ndjekësit e tij nga kudo që do të transmetohej. Trendi i emisioneve të patentuar siç janë “The Voice” apo “Dancing with the stars” ishte deri para 2-3 vitesh. Ky trend tashmë po pëson rënie. Humbjen më të madhe televizionet do ta kenë nga pamundësia e transmetimit të filmave dhe serialeve televizive. Televizionet duhet të kuptojnë se filmat dhe serialet po kalojnë në një rrjet të ri shpërndarje dhe të marrësh të drejtat për ti transmetuar në Shqipëri janë lek të hedhura kot. Çuditem se si seriale të përfunduara vijojnë transmetimin në ekranet kombëtare Shqiptare, për më tepër dhe prodhime origjinale platformash të cilat nuk janë në shitje për transmetime lokale.

ADVERTISEMENT

Epoka e platformave

Para 4 vjetësh mendohej se e ardhmja e televizionit do ishte në aplikacione nuk ndodhi ashtu sepse garën e fituan platformat. Me përhapjen e platformave si Netflix, Hulu,Amazon, HBO Max, Walt Disney distribucioni ka ndryshuar. Nëse para 5 vjetësh një serial transmetonte një episod në javë në USA dhe transmetimi në Shqipëri vinte pasi ishin transmetuar dy ose tre sezonet e para, tani me platformat audienca pret premierën globale të gjithë sezonit i cili transmeton 12-13 episodet e sezonit njëherësh. Marrim këtu shëmbullin e “Casa del Papel” ose “Money Heist” me premierën e pjesës së tretë thyen rekordin e shikueshmërisë së serialve jo anglishtfolëse me 34 milion shikues vetëm javën e parë. Me këtë shikueshmëri dhe zinxhir të shkurtër distribucioni i cili përkthehet në arkëtim të menjëhershëm të të ardhurave asnjë nuk mendon që t’ia shesi serialet televizioneve. Me anë të platformave janë thjeshtuar dhe territoret. Një platformë kërkon të drejta globale për filmin por disa filma mund të jenë të shitur në territore të ndryshme. P.sh Nëse unë shikoj filmin “I vetëm në shtëpi” tek RTSH atëherë çdo platformë nga ato të lartë përmendurat nuk mund ta transmetoj filmin në territorin që mbulon RTSH.

Lufta e platformave me njëra-tjetrën

Por dhe platformat kanë luftën e tyre për të siguruar të drejtat e serialeve më të ndjekura. P.sh sit-com “Friends” nga Netflix në vitin 2020 kalon në HBO Max dhe shumë studio prodhimi po krijojnë platformat streaming për prodhimet e tyre.
Kështu kthehemi në një sistem online të studiove të dikurshme. Nëse studiot e humbën kontrollin e kinemave në vitin 1948 me ndarjen e prodhimit nga distribucioni dhe projektimi në kinema duke shënuar kështu fundin e Epokës së Artë të Hollywoodit, tani i kthehet përsëri në dorë me anë të platformave online. Për këtë arsye në të ardhmen televizioni do të kthehet në një supermarket gjigand platformash secila me prodhimet e saj dhe me pak hapësirë për prodhime lokale.

Një këshillë për të mbijetuar

Ato media të cilat duan të vijojnë të qëndrojnë në treg, nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveç se të prodhojnë prodhimet e tyre origjinale. Le të nisim me hapa të vegjël në fillim me re-make të skenarëve të gatshëm, më pas me skenarë original. Duhet të stërvisin syrin për të afruar talente në skenar, regji dhe kast aktorësh. Të nisin lëvrimin e zhanreve si sit-com, telenovela, seriale dhe filma me syrin se si të lexojnë mirë audiencën, e cila sa vjen dhe bëhet më e sofistikuar. Jam e sigurt se aq sa kushton një serial i huaj aq mund të prodhohet dhe një serial vendas dhe mos kujtoni se po prodhoni vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqipfolësit në të gjithë globin. Shumë shpejtë do jeni ju që këto prodhime do t’ia shisni platformave të huaja. Uroj që herën tjetër kur të merrni pjesë në marketet e televizionit mos të shikoni vetëm për të blerë përmbajtje të huaj por për të gjetur partnerë për prodhimet e tuaja origjinale.

 


Elkjana Gjipali është producente dhe regjisore me një eksperiencë prej 10 vitesh. Ajo është pedagoge e Produksionit të Filmit dhe Televizionit në degën e Multimedias në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo është diplomuar për Regji Filmi dhe Televizioni në Akademinë e Arteve, Tiranë. Elkjana ka marr pjesë në trajnime të ndryshme për leadership si dhe medias, ndër to dhe në Harvard Kennedy School of Governance  gjithashtu ajo është dhe themeluese e Klubit të Filmit “Kino Tirana”.

 

Via: Elkjana Gjipali
Tags: AMAAmazonDancing with the StarsdigjitalizimiElkjana GjipaliGoogleHarvard Kennedy School of GovernanceKino Tiranakonkurenca mediatikeNetflixprocesi i dixhitalizimitRTSHTelevizioniTop ChannelTv KlanVizion Plus
Previous Post

Rakipi tregon pse u mbyll “Të Paekspozuarit”, po instalohet regjim me Ramën diktator

Next Post

Digjitalizimi, këto janë ofertat e operatorëve televiziv!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Digjitalizimi, këto janë ofertat e operatorëve televiziv!

Digjitalizimi, këto janë ofertat e operatorëve televiziv!

Fikja e sinjalit analog në Tiranë dhe Durrës dështon përsëri, AMA shtyn afatin

Fikja e sinjalit analog në Tiranë dhe Durrës dështon përsëri, AMA shtyn afatin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA