Disney+ do të shtojë 42 vende të tjera këtë verë, ka njoftuar shërbimi i transmetimit online.
Për momentin nuk janë publiuar çmimet apo data e saktë e nisjes së transmetimit. Por ajo që na gëzon më shumë është se edhe vendi ynë gjendet mes këtzre shteteve.
Lista e plotë e shteteve sipas komunikimit të Disney: Shqipëria, Algjeria, Andorra, Bahreini, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Egjipti, Estonia, Greqia, Hungaria, Iraku, Izraeli, Jordania, Kosova, Kuvajti, Letonia, Libani, Libia, Lihtenshtajni , Lituania, Malta, Mali i Zi, Maroku, Maqedonia e Veriut, Omani, Palestina, Polonia, Katari, Rumania, San Marino, Arabia Saudite, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Tunizia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qyteti i Vatikanit dhe Jemeni.
Territoret e mëposhtme do të kenë gjithashtu akses: Ishujt Faroe, Polinezia Franceze, Territoret Jugore Franceze, Kolektivi i Jashtëm St. Pierre dhe Miquelon, Ishujt Åland, Sint Maarten, Svalbard & Jan Mayen, Territori Britanik i Oqeanit Indian, Gjibraltari, Ishujt Pitcairn dhe Shën Helena.
Disney+ përmban përmbajtje nga Disney, Pixar, Marvel, Star Wars dhe National Geographic, si dhe programe origjinale duke përfshirë filma me metrazh të gjatë, seriale, dokumentarë dhe përmbajtje të shkurtër të krijuar ekskluzivisht për shërbimin.
Disney+ debutoi në Shtetet e Bashkuara, Holandë dhe Kanada në nëntor 2019. Kompania Walt Disney ka gjithsej 118 milionë abonime në tremujorin e katërt të vitit 2021.