Duke filluar që nga 7 Shtatori grupi I kanaleve të Mediaset do të ofrojë transmetimet vetëm nëpërmjet pagesës. Momentalisht kanalet gjenerale pjesë e Mediaset si : Italia 1, Rete 4 dhe Canale Cinque jane duke u transmetuar falas në satelitin “Eutelsat Hot Bird”. Vendimi për transmetim në të gjithë satelitët televiziv, mendohe të jetë marrë si pasojë e taksave të transmetimit. Sipas vendimit, Sky Itala duhet të paguaje taksa për transmetimin falas në paketën e vet
Kërkesa e Mediaset vjen si pasoje e një resolute të entit rregullator të transmetimeve në itali I quajtur AGCOM të krijuar më kerkesen e RAI. Si rezultat i këtij vendimi, transmetuesi publik është në kërkim për të marrë tarifat ritransmetimin nga platforma të ndryshme të shpërndarjes. Mediaset është duke ndjekur këtë rrugë , kjo kompani gjithashtu do të kërkojë pagesa nga konkurrenti i saj kryesor, Sky Italia..
Publiku mund të vazhdojë të shikojë falas kanalet e Mediaset si edhe kanalet shtesë nga ky grup mediatik si. Iris. La5, Top Crime, Italia 2 dhe Extra me anë të një paltforme TiVu Sat dhe Smartcard pa patur nevojën e një abonimi
IMA/ J.Kasaj








