Teksa e diela, është e vetmja ditë ku shqiptarët pasdreke, mund të pushojnë e të argëtohen duke qëndruar para ekranit, është ky i fundit që nuk i ofron asgjë shikuesve.
Edhe pse sezoni televiziv për të gjitha televizionet kryesore ka filluar, programacioni i tyre i së dielës në fillim të tij është shumë i varfër, duke mos ofruar asnjë aleternativë tjetër përveç TV Klan, i cili mbetet besnik ndaj “E Diela Shqiptare”.
Por për të ardhur keq janë edhe dy televizionet e tjera, Top Channel dhe Vizion Plus të cilët periudhën e pasditës e kanë mbushur me filma dhe ritransmetime këtë fillim sezoni.
Edhe pse është njoftuar për ristartimin e “E Diell”, emisionit të fundjavës në Top Channel me moderator kryesor Adi Krastën, ende nuk ka shenja per fillimin e tij, ku me shumë gjasa formati mund të startoj fillimin e 2017. Ndërkohë Vizion Plus, ka vite që nuk konkuron me asnjë spektakël të dielave duke u tërhequr pasdites së fundjavës nga “versusi televiziv”.
Përderisa është vetëm një televizion që ofron programacion të dielave pasdite, pse televizionet e tjera kryesore duan të bëhen Don Kishot?!
Copyright IMAlbania.com








