Spektakli i humorit ‘Portokalli’mesa duket ka qënë zgjedhja e shqiptarëve për këtë të Dielë. Sipas të dhënave të interesit në Google, ‘Portokalli’ në Top Channel ka qënë programi më i shikuar në televizionet kombëtare, duke lënë pas edhe TV Klan.
Fate të Kryqëzuara ka patur një interes shumë më të ulët. në rang vendi përsa i përket kërkesave në motorrin e kërkimit.
Në qytetin e Lezhës, seriali turk ka arritur të mposhti Portokalli. Kjo e fundit ka patur interesin e audiencës më të madhe në Shkodër, Kukës, Fier dhe Korçë.
Ky nuk është një statistikë shikushmërie, por një përafërsi se kush ka qënë programi më i ndjekur i mbrëmjes bazuar në statistikat e google.