‘E Diell’ nga 4 Tetori në Top Channel!

Tashmë zyrtarisht jemi në Tetor muaj ky që shoqërohet me fillimin e shumë formateve të ndryshme në televizion, dhe ku nuk mund të mungonte edhe Top Channel. Formati i pasdites së së Dielës, ‘E Diell’do të  rikthehet përsëri pranë publikut duke mbushur plot argëtim pasditen.
Edhe këtë vit, do të ketë edhe rubrika të reja të cilat priten të jenë shumë argëtuese, ku në fokus do të jenë fëmijë të rinjtë por edhe më të rriturit. ‘E Diell’ do të jetë përsëri nën moderimin e Ornela Bregut dhe Alban Dudushit çdo të Dielë ora 13:30 , orar dhe ditë kjo që krijon edhe konkurencë edhe me emisionin rival të këtij emisioni ‘E Diela Shqiptare’ në Tv Klan.

©IMA/ J.Kasaj