IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“E Zhdukura”, direkt nga Kana vjen seriali më i ri në Top Channel

by IMA Redaksia
2017/10/13
in Serial
Reading Time: 4 mins read
A A
“E Zhdukura”, direkt nga Kana vjen seriali më i ri në Top Channel

Duke filluar nga 25 tetori, vetëm një javë pas prezantimit të saj në Festivalin e Kanës, telenovela “E Zhdukura”, do të nisë transmetimin në TopChannel.

ADVERTISEMENT

Një prodhim i vitit 2017, në të cilin bëjnë pjesë emra të njohur të kinematografisë spanjolle si Geraldine Zinat, Mauricio Islas, Andrea Noli, Julia Urbini, Andrés Zuñiga, Carlos Torres Torrija, Elvira Monsell, Carlos Díaz González, Estela Calderon, Diego Soldano, Juan Rios, Maria del Carmen Farias, Juan Pablo Campa, Israel Amescua, Maria Gonllegos, e shumë të tjerë.

“E Zhdukura” është një telenovelë e zhanrit mister, me 80 episode, të cilat nisin me zhdukjen e një gruaje dhe nëne një ditë para dasmës së saj. Por ajo që në fillim duket si një aksident në det, hap “kutinë e Pandorës” në një familje me sekrete.

Dyshimet për vrasjen gradualisht i hapin rrugën një historie plot intriga dhe pasione sekrete, dhe Francisco, djali i të zhdukurës, është i detyruar të pranojë që nëna e tij nuk është gruaja qe ai njihte dhe donte.

“E Zhdukura” nga 25 tetori në Top Channel
Olivia Zamora zhduket pa gjurmë ditën para dasmës së saj. Çfarë në fillim dukej si një aksident në det, shpejt do të dalin prova që është vrasje. Ndërsa heton për zhdukjen e nënës së tij, Francisco zbulon gjera rreth saj që ai s’i kishte dyshuar kurrë.

Francisco Toro, 23 vjeç, është një djalë popullor në Universitet dhe pëlqehet shumë nga vajzat. Pasi diplomohet me nota të mira për arkitekturë sikurse dhe nëna e tij më parë, ai mezi pret të niset për New York për të studiuar arte, e cila ka qene gjithmonë pasioni i tij i vërtetë.

Më në fund, Francisco do të mund të bëhet zot i vetes dhe të jetojë jetën e tij. E ardhmja e tij duket e ndritur, por jeta e tij do të kthehet përmbys kur nëna e tij engjëllore, Olivia Zamora, 40 vjeçe, zhduket pa gjurmë një ditë para dasmës së saj.

Olivia është ndarë nga babai i Franciscos, Antonio Toro, 48 vjeç, prej vitesh. Më në fund, pas një dekade që jetonte me Gastón Andrade, 45 vjeç, ajo bie dakord të martohet me të. Miq dhe familjarë janë ftuar për një ceremoni të vogël në një shtëpi verore, ndërtuar nga Olivia në një plazh të largët pranë Mexico City, ku çifti jeton dhe punon.

ADVERTISEMENT

Natën para dasmës, shpërthen një stuhi dhe dallgët e fuqishme duket të paralajmërojnë tragjedinë që do të ndodhë. Zbardh dita dhe Olivia s’është më, pa gjurmë.

Së pari, të gjithë supozuan që ajo do të kishte shkuar për notimin e saj te zakonshëm të mëngjesit, por Francisco është i shqetësuar pasi deti është goxha më i trazuar se zakonisht. Kur fillon e kuptohet që diçka i ka ndodhur asaj, Gastón lajmëron policinë, por i thonë që një person quhet i zhdukur vetëm pasi kanë kaluar 24 orë. Ata s’kanë rrugëdalje tjetër veç të anulojnë dasmën.

Francisco anulon udhëtimin e tij për New York dhe bëhet si i çmendur në kërkim të nënës së tij. Ju telefonon të gjithë miqve të saj, troket nëpër dyert e fqinjëve, thërret emrin e saj dhe i kalon ditët e tij duke kërkuar në thellësitë e oqeanit me pajisjet e tij të zhytjes, sikurse kishte mësuar të bënte që fëmijë.

Francisco ka frike se nëna e tij është mbytur, ndërsa Gastón mendon se kishte emocionet e dasmës dhe s’donte të përballej me muzikën e saj. Te dy janë te dëshpëruar për humbjen e tyre.

Pedro Fernández, 45 vjeç, një polic simpatik në pension dhe me përvojë, duket te jetë personi i duhur për t’i shkuar deri në fund këtij misteri, me ndihmën e vajzës se tij Marcela, 18 vjeç, e cila po stërvitet për t’u bërë detektive dhe që do të bjerë në dashuri kokë e këmbë me Franciscon.

Francisco është i vendosur në shpresën e tij derisa të gjendet trupi dhe vendos te mos shkoje ne New Yourk pasi bursa e tij pret, por ndërsa muajt kalojnë, më shumë se një arsye e mundshme për zhdukjen e nënës së tij del në dritë.

Bárbara Toro, 17 vjeçe, motra e Franciscos, pohon se ajo dhe njerku i saj Gastón kishin një lidhje dashurie bashkë dhe që Olivia i kishte kapur duke u puthur një natë më parë në kuzhinë.

Gjithashtu Olivia ka marre një telefonatë nga ish burri i saj natën që u zhduk dhe e kanë lënë të takohen në plazh.

Motra e Olivias, Juana, gjithmonë e ka pasur zili të motrën në fshehtësi dhe ka qenë e dashuruar me Gastón prej vitesh. Atë nate fatale, nipi i saj i vogël Marco ka shkuar në dhomën e saj, por krevati i saj ishte bosh.

Një dëshmitar ka parë kolegun e Olivias, Pepe Villela, 48 vjeç, duke folur me të atë nate dhe shume shpejt edhe ai do t’i shtohet listës së dyshuarve kur Francisco, i cili punonte prej pak kohesh për Villela në firmën e nënës se tij, zbulon se ai ka ardhur ditën para dasmës dhe më vonë i është bashkuar dhe gruaja e tij e ndrojtur Berta Salas, 43 vjeçe, e cila deklaron se Olivia dhe burri i saj kishin një lidhje dashurie bashkë.

Dyshimet për vrasjen gradualisht i hapin rrugën një historie plot intriga dhe pasione sekrete, dhe Francisco është i detyruar të pranojë që nëna e tij nuk është gruaja që ai njihte dhe donte.

Tags: E ZhdukuraTop Channel
Previous Post

Zgjidhet drejtoresha e re e Arkivit Qendror të Filmit

Next Post

“C’est la vie”, ja cilët do jenë konkurrentët VIP në spektaklin e Marina Vjollcës!

TË NGJASHME

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur
Serial

Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur

Shtatori sjell një valë të re premierash në Netflix, nga rikthimi i “The Gentlemen” te një kapitull i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2026
RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”
Serial

RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”

RTSH po përgatit një prej paketave më ambicioze të serialeve ndërkombëtare të viteve të fundit. Në spotin e sezonit të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare
Serial

Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

Bota e televizionit amerikan është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit James Van Der Beek, i...

by IMA Redaksia
Shk 12, 2026
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan
Serial

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan

Industria e televizionit turk është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit Görkem Arslan, i cili u...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Next Post
“C’est la vie”, ja cilët do jenë konkurrentët VIP në spektaklin e Marina Vjollcës!

“C’est la vie”, ja cilët do jenë konkurrentët VIP në spektaklin e Marina Vjollcës!

Bes Kallaku: Së shpejti vij me një format të timin

Bes Kallaku: Së shpejti vij me një format të timin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA