Do të ishte e pamundur nëqoftëse nuk do të kishim reagime nga personazhet publik ndaj deklaratës së Tunës në emsionin “Një kafe me Labin” ku sipas saj ajo ishte kërcenuar nga produksioni i “Dancing…” nëqoftese fliste më rreth cmimit të madh, gjë që sipas Tunës ende nuk është marrë.
Pas deklaratës së Valer Kolnikaj të BB7 dhe Holta Dulaku producente e spektaklit në Vizion Plus, i fortë dhe shumë pak fjalë ka qenë edhe reagimi i gazetarit dhe moderatorit të mirënjohur Edi Oga, i cili aktualisht punon në Top Channel. Ai ka mbrojtur produksionin duke thënë se ka vite që e njeh Tunën se kush është.
Polemikat që ajo ka shkaktuar janë vertetë të shumta, sidomos fundjavën që lamë pas. E kontaktuar nga InfoMedia – Albania, stafi i Tunës nuk ka pranuar që të sqarojë asgjë rreth kësaj çështjeje, duke thënë çuditërisht që nuk egziston asnjë debat për çmimin.