IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Edukimi për median- një nevojë emergjente në shkolla

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Edukimi për median- një nevojë emergjente në shkolla

NGA MONIKA STAFA – Pse rajoni i Ballkanit duket të jetë më i prekur prej “lajmit të rremë”? Treguesi i dytë vjetor i Edukimit për Median nuk ka, veçse pak javë që është botuar. Ky studim ka si fokus kryesor, renditjen e vendeve europiane bazuar mbi fleksibilitetin e tyre ndaj lajmit të rremë. I publikuar nga Instituti Për Një Shoqëri të Hapur, në Sofje të Bullgarisë, i drejtuar nga investitori Xhorxh Soros, 35 vende europiane janë marrë në studim duke mbledhur të dhënat e tyre mbi cilësinë e arsimit, lirinë e medias dhe besueshmërinë e publikut. Informacionet e kryqëzuara nga këto shtete si; Finlanda, Danimarka, Holanda, Suedia, Estonia, Irlanda, Belgjika, Gjermania, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Austria, Spanja, Luksemburgu, Portugalia, Franca, Letonia, Polonia, Çekia, Lituania, Italia, Sllovakia, Malta, Kroacia, Qipro, Hungaria, Greqia, Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Bosnja & Hercegovina, Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia, kanë sjellë një raport mirëfilli të dhënash mbi situatën aktuale dhe nevojat për ringritje në problematikat e hasura në këto tri shtylla kryesore.

Nisur prej gjetjeve, studimi erdhi në përfundimin se vendet e Ballkanit janë vendet më të dobëta ndaj përhapjes së lajmit të rremë, të përshkruar ndryshe si “thashetheme, mashtrime, tërësisht gënjeshtra apo keqinformime prej qeverive të huaja dhe entiteteve të ndryshme”. Ndërkohë, studiuesit e këtij kërkimi konfirmuan atë çfarë perceptohej së jashtmi; vendet skandinave, po aq dhe Holanda, Suedia dhe Estonia, janë ato të cilat duken më rezistente apo dhe më të përgatitura ndaj lajmit “që fshihet pas së vërtetës së vërtetë”, aty ku dhe faktet objektive kanë më pak ndikim në formimin e opinionit publik sesa thirrjet personale mbushur me dogma emocionale.

ADVERTISEMENT

“Kryqtarët” e lajmeve të rreme: Më të mirët dhe më të këqijtë
Maqedonia dhe Turqia renditen në vendet më të ulëta sa i përket Edukimit Mediatik, për shkak të arsimimit të dobët, besueshmërisë së ulët të publikut dhe nivelit po aq të ulët të lirisë së medias. Nga 35 vendet e renditura, maqedonasit listohen në vendin e fundit të të gjithë tablosë së fokusit të studimit, leximit të medias, pra shtyllës së parë në të cilën u mbështet anketa, akoma dhe më poshtë në renditje shkoi sa i përket shtyllës së dytë, lirisë së medias, dhe notë akoma dhe më të ulët u shënua prej gjetjeve sa i takon besimit të publikut, shtyllës së tretë mbi të cilat u mbështet dhe hartimi i anketave. Ish-shteti jugosllav u rendit në vendin e dytë më të ulët për lirinë e medias, në anketat e bëra nga Freedom House dhe Reporterët pa Kufij. I pari pat përmendur arrestimin dhe burgosjen e gazetarëve, krijimin e organeve rregullatore të paragjykuara si dhe TV shtetëror pro-qeveritare, si arsye për performancën e saj të dobët.

Bazuar po mbi studimin e fundit të Lirisë së Shtypit, Turqia ende vazhdon të njohë rezultatet më të ulëta sa i përket lirisë së medias në Europë për shkak të një sulmi ushtarak të dështuar që iu orkestrua disa mediave të Ankarasë në vitin 2016, trajtimit të dobët të gazetarëve dhe ligjeve kufizuese të telekomunikacionit. Në vendin e tretë për nga fundi i këtyre gjetjeve, anketat e të cilave u hartuan në tri shtyllat e mësipërme, ndodhet Shqipëria. Por duhet të shtojmë se krahasuar me vitin e kaluar, shifrat tregojnë se vendi duket se ka njohur përmirësime në pikët e shënuara. Më të dukshme këto përmirësime i ka njohur Serbia dhe Bosnja & Hercegovina.

Si lider kryesues në këtë indeks kërkimesh gjithsesi, për Edukimin në Media, renditet Finlanda me një total pikësh 76 nga 100 të nevojshmet. Sistemi i fortë në ngritjen e kapaciteteve arsimore dhe aftësitë e të menduarit kritik të shtrira kudo në arsim, janë konsideruar si çelësat kyç për rezistencën ndaj lajmit të rremë në këtë vend. Danimarka është zbatonjësi i dytë më i fortë evropian, në këto shtylla, i ndjekur më pas nga Holanda, Suedia dhe Estonia, të cilat shënojnë rezultate të larta në arsim, besimin e publikut dhe lirinë e medias.
Arsimi është çelësi

Duke iu referuar rezultateve të këtij studimi evropian mbi lajmet e rreme, shihet qartë që çelësi i suksesit mbi zvogëlimin e ndikimit të keqinformimit është vetëm arsimimi i mirë dhe cilësor ndër shkolla. Të anketuarit me një nivel të lartë arsimor kanë tendencën të kontrollojnë në burime të ndryshme për një lajm të caktuar si radio, televizion, internet, etj., shkruan raporti. Po ky grup shkruan më tej ai, vërtet është një grup që has gjithmonë e më shpesh lajme të rreme, por janë pikërisht ata dhe jo grupe të tjerë, të cilët dhe përpiqen ta kontrollojnë atë nëse është i vërtetë apo jo.

ADVERTISEMENT
Tags: ArsimiMediaMonika StafaOpinioniShkollat
Previous Post

07/05/2018 | Sot në serialet e Tring!

Next Post

Greqia lëshon 5 licensa transmetimi “DTT”

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Greqia lëshon 5 licensa transmetimi “DTT”

Greqia lëshon 5 licensa transmetimi "DTT"

Sigurohen tre sezone të Master Chef

Sigurohen tre sezone të Master Chef

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA