Këshilli Kombëtar Grek i Radiotelevizionit (ESR) ka dhënë 5 licensa kombëtare për transmetim dixhital DTT.
5 transmetuesit që kanë fituar edhe licensat janë Skai, Star, Alpha, ANT1 dhe Epsilon TV. Edhe pse ishte kërkuar, Tileoptiki Ellliniki SA (TVE Hellenic) nuk ka marrë licensë për transmetim DTT pasi dokumentacioni nuk ishte i plotë me kërkesat e ESR.
Mbajtësit e licensave janë: Information and Broadcasting Information Society (për Skai, nën pronësinë e Giannis Alafouzos), New Television nga Giannis Vardinogiannis (StarChannel), Alpha Satellite TV në pronësinë e Dimitris Kontominas (Alpha), Antenna TV në pronësinë e Minoas Kyriakou (Ant1) dhe Radio-Televizioni A.E. nën pronësinë e Ivan Savvidis. (“E” TV)./IMA/








