Enkeleida Zeko hedh në gjyq Martin Lekën: 100 mln lekë për dëm moral

Enkeleida Zeko | Foto Fair Play Facebook

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Pas debatit të përfshirë vitin e kaluar, prezantuesja e njohur Enkeleida Zeko ka hedhur në gjyq Martin Lekën, drejtorin e komanduar të Radio Televizionit Shqiptar duke i kërkuar dëmshpërblim 100 milionë lekë të vjetra. Më datë 16 tetor Enkeleida ka depozituar padinë civile në Gjykatën e Tiranës.

Sipas padisë, prezantuesja kërkon dëmshpërblim për dëmin moral të shkaktuar nga Martin Leka gjatë vitit të kaluar.

Kujtojmë se, shkrimi i publikuar nga ish-gazetarja sportive e TVSH, Enkelejda Zeko, në të cilin akuzon drejtuesit e këtij institucioni se janë duke shkatërruar transmetuesin e vetëm publik në vend, bëri që të reagojë drejtori i këtij institucioni Martin Leka, nëpërmjet një postimi në Facebook: “Nuk merrem me k…a të sponsorizuara (nga k….t). Kaq është reagimi im për sot”

197512

Marre nga Shqiptarja.com

Artikulli paraprakI Can Do That, ja data e premierës!
Artikulli tjetërHomeland, sezoni i 3-të së shpejti në Top Channel