Pas thashethemeve se Ermal Peci, një nga moderatorët e AgonChannel, do te ishtë prezantuesi I “Dancing With The Stars” asgje nuk është e vërtet. Info Media Albania ka kontaktuar me produksionin e “Dancing…” I cili ka hedhur poshtë të gjitha aludimet madje sipas tyre, Ermali nuk ka marrë asnjë ftesë për të qënë pjesë si moderator në këtë talent show.
Mbetet ende mister se kush do të jetë moderator në këtë format kercimi krahë Amit. Në fillim diskutohej se Drini Zeqo do të ishte përsëri pjesë e moderimit të spektaklit por gjithçka u shua, para pak orësh teksa ai deklaroi lëvizjen e tij në TvKlan.
IMA/ J.Kasaj








