IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Ervin Bejleri transferohet në INTV, ja emisioni që do të drejtojë

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Ervin Bejleri transferohet në INTV, ja emisioni që do të drejtojë
Ervin Bejleri kthehet  në ekran... tregon vetë surprizat [FOTO]

Ervin Bejleri kthehet në ekran… tregon vetë surprizat [FOTO]

Sep 20, 2017
  • font size decrease font size increase font size 
  • Print 
  • Email

Është një ndër artistët më të mirë në vendin tonë, i cili sa herë ndodhet në skenë rrëmben vëmendjen e duartrokitjet e spektatorit. Është shprehur gjithmonë se punon shumë, me dëshirë dhe zemër e si rrjedhojë gjithnjë ka marrë vlerësimin e duhur të publikut. Bëhet fjalë pikërisht për ish-aktorin Ervin Bejleri ose, siç e njihni të gjithë me emrin e personazhit, Vini, shoku i Ninit të Bules. Ai do t’i rikthehet sërish ekranit, këtë herë në “IN Tv” dhe jo me një emision dedikuar tërësisht humorit por një emision që nuk ngjan me formatet e zakonshme që shohim çdo ditë në ekran.

ADVERTISEMENT

Vini së bashku me Mateon dhe Marselin, do të komentojnë aktualitetin,nga ai politik deri tek sportivi me dozat e pafundme të humorit, ironisë, por edhe të vertetes përmes komenteve dhe intervistave të cilat do të vijnë çdo ditë, së shpëjti në INTv në emisionin e ri të quajtur “Kolaudim”.

Ervini ka dhënë një intervistë së fundmi për Gazeta Shqiptare, ku flet për aktrimin, familjen e tij dhe aventurën e re në “IN Tv”.

Si ka lindur dashuria për aktrimin?

Fare rastësisht, si çdo pasion që ka nevojë për një shtysë. Por nuk mund të them që e kisha si pasion, por u formua dalëngadalë nga një këmbëngulje e mësueses sime të Letërsisë në gjimnaz. Ajo ishte e fiksuar që unë duhej të luaja në një pjesë konkurruese në festivalin e teatrit të të rinjve që zhvillohej çdo vit mes gjimnazeve. Dhe, me gjithë kundërshtimet e mia – kam qenë shumë i turpshëm (qesh) – ajo arriti të ma mbushte mendjen. Mendoja asokohe që nuk kisha asnjë lidhje me këtë profesion, që do të bëhej fatkeqësisht dhe fatmirësisht pasioni dhe mënyra ime e jetesës në Shqipëri.

Cili ka qenë roli juaj i preferuar?

Janë të gjithë të preferuar. Janë krijesat e mia të vogla e të mëdha. U kam dhënë jetë dhe më kanë marrë, anasjelltas. Janë si frymëmarrja: a mund ta ndash se cila frymëmarrje është më e preferuar apo e rëndësishme për ty?! Dhe shpresoj që si frymëmarrja edhe rolet në jetën time të pushojnë të dyja njëkohësisht. Sa më larg qoftë, ishallah… (qesh)

Po ai që mendoni se nuk e keni realizuar siç duhet?

Asnjë… për kohën që janë realizuar. Sigurisht, me kalimin e viteve aktori piqet, plotësohet, dhe këndvështrimi i gjërave kalon në dimensione të tjera.

Nëse do zgjidhnit mes një roli në film dhe teatrit, cili do ishte zgjedhja e Ervinit?

Janë fusha pak a shumë të ndryshme pune, interpretimi dhe emocioni. Unë nuk do t’i veçoja dot, i bëj me kënaqësi dhe pasion të dyja.

Keni pasur momente të sikletshme në aktrim?

Ka dhe do të ketë gjithmonë. Vështirësia në perceptim, kërkim dhe krijim të çdo personazhi i përngjet një udhëtimi në xhungël ku ti i ke të gjitha mjetet e jetesës pak a shumë, por duhet t’i vësh në funksion të mbijetesës tënde, pra të personazhit që krijon.

Nëse do e kthenit kohën pas, do i ktheheshit sërish ndonjë roli?

Janë disa role që do doja t’u kthehesha. Roli i Mark Alemit në “Pallatin e Ëndrrave” ose ai i Merkutios te “Romeo e Zhulieta”… Role që i mendoj vazhdimisht kur do kem mundësi t’i ngjis sërish në skenë.

Do riktheheni në ekran me një emision humori. Si ndihet Ervini tashmë si moderator, përballë kolegëve që drejtojnë formate humori?

Jashtëzakonisht komod dhe entuziast! Janë staf i mrekullueshëm, ashtu siç do kërkonte çdo profesionist t’i kishte kolegë. Mateo, Marseli, Brentoni, Karolina, Genci, Graciela. Por, në përgjithësi ngrohtësia dhe profesionalizmi i “IN Tv” më ka lënë pa fjalë. Është si një familje ku çdokush kujdeset për tjetrin nisur nga dashamirësia dhe profesionalizmi, dhe jo nga servilizmi apo egoizmi i tepruar siç ndodh rëndom në këtë vend.

Emisioni juaj mban emrin “Kolaudim”. Pse është zgjedhur pikërisht ky emër?

Fare rastësisht. Po mendonim për një emër të ri me Mateon, dhe ajo për të cilën çdo djalë shqetësohet kur nget makinën dhe sheh ndonjë polic rrugor përballë është, a i ka në rregull dokumentet dhe a e ka bërë kolaudimin. Është procedurë që, po s’e pate, shteti mund të të gjobisë, por ajo që është më e rëndësishme është një proces që duhet ta kalosh edhe për sigurinë e kokës tënde, kur i thonë. Kështu që, ky mendoj se është edhe qëllimi i emisionit tonë në njëfarë mënyre, të “kolaudoj” hallet dhe problemet që ka sot shoqëria shqiptare. Por, në radhë të parë duke filluar nga lart… po nga lart fare ama (qesh).

Sa e vështirë është bashkëjetesa mes dy aktorëve? A debatoni shpesh?

Me Olën si aktore debatoj, kurse si grua dashurohem dhe zihem (qesh). Absolutisht nuk është e vështirë. Ku ka më mirë se ta kesh bashkëshorten në të njëjtin profesion! Ku për çdo ide e mendim për profesionin që ti ke pasion, të kesh një këshillë profesioniste të sinqertë e pa doreza nga njeriu që ti ke dhe ke për të pasur përjetë në krah.

Jeni babai i një vajze; do donit që ajo të ndiqte rrugën tuaj?

Nuk e di ende se ç’do të bëhet Zahara Coco kur të rritet. Është e vogël, e megjithatë ka plot ëndrra që do t’i realizojë. Përgjithësisht, duke pasur dy prindër aktorë, ajo gjithmonë ka hedhur idenë që kur të rritet të bëhet dikush me një profesion me të ardhura shumë të mira financiare (qesh). Dhe pikërisht këtu ne nuk ndërhyjmë fare…fare…fare (qesh përsëri).

ADVERTISEMENT
Source: INTv
Tags: Ervin BejleriINTV
Previous Post

Reporterët pa Kufi: Shqipëria nuk përmbush standartet europiane të lirisë së shtypit

Next Post

Rishikimi i Kodit të Transmetimit, AMA zhvillon takimin e dytë konsultues 

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Rishikimi i Kodit të Transmetimit, AMA zhvillon takimin e dytë konsultues 

Rishikimi i Kodit të Transmetimit, AMA zhvillon takimin e dytë konsultues 

Aktori i Ezel ndryshon totalisht look, vështirë ta njihni tani!| FOTO

Aktori i Ezel ndryshon totalisht look, vështirë ta njihni tani!| FOTO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA