IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Rishikimi i Kodit të Transmetimit, AMA zhvillon takimin e dytë konsultues 

by IMA Redaksia
2017/09/22
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Rishikimi i Kodit të Transmetimit, AMA zhvillon takimin e dytë konsultues 

Në kuadër të rishikimit të Kodit të Transmetimit, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ditën e enjte, datë 21 Shtator, zhvilloi takimin e dytë konsultativ me institucione publike, shoqata joqeveritare dhe organizata ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut. Kodi i Transmetimit është një nga aktet kryesore nënligjore që rregullon veprimtarinë e operatorëve audio dhe audiovizivë në transmetimin e programeve.

 

ADVERTISEMENT

Pas propozimeve dhe sugjerimeve konkrete që janë dërguar në AMA gjatë dy muajve të fundit nga partneret dhe bashkëpunëtorët e drejtorive të ndryshme, si dhe pas përgatijes së draftit të ri mbi tekstin ekzistues, ky takim i dytë ishte një rast i mirë për shkëmbim mendimesh dhe opinionesh bazuar mbi atë cfarë ofrohet në ligj, duke e shtyrë më tej punën për të përmirësuar dukshëm një prej dokumenteve bazë të kuadrit rregullativ të tregut audio dhe audioviziv në Shqipëri.

 

ADVERTISEMENT

Në këtë takim u theksua se ky draft i ri i Kodit të Transmetimit, i cili ka pasqyruar propozimet brenda dhe jashtë AMA-s, me një fokus më të madh tek mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtja e të dhënave personale, do të shfaqet për një periudhë 30 ditore para një këshillimi publik. Qëllimi i kësaj forme organizimi është përfshirja në mënyrë sa më të gjerë në këtë proces përpunimi me sugjerime/mendime dhe propozime mbi tekstin aktual të Kodit të Transmetimit nga partnerët, OSHMA-të dhe subjekte a individë të interesuar për të kaluar më pas në miratimin e tij.

 

Kryetari i AMA-s, Z. Gentian Sala, duke e konsideruar Kodin e Transmetimit, si një ndër aktet nënligjore kryesore në veprimtarine audiovizive, shprehu gatishmërinë e Autoritetit për të vlerësuar maksimalisht në këtë process konsultimi cdo mendim a sugjerim që do të vijë nga partnerët, grupi i interest apo publiku i gjerë

 

Në takim morën pjesë specialistë dhe ekspertë nga Drejtoria e Programeve, ajo Juridike si dhe nga Këshilli i Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Aktivë në diskutimet e tyre ishin dhe përfaqsues nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale,Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Agjensia Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Rrjeti për demokraci I grave në Shqipëri,si dhe nga Urdhëri i Mjekut. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe përfaqësues të OSBE-së dhe Këshillit të Europës të cilët këshilluan që Kodi të rishihej edhe nga një ekspertizë e huaj, për të qenë më afër standarteve evropiane.

 

Të gjithë pjesëmarrësit pasi përshëndetën dhe vlerësuan domosdoshmërinë për arritjen e këtyre takimeve, e panë tryezën si një mundësi shumë të mirë për vazhdimin e mbarë të punës si dhe premtuan për dhënien e kontributit të tyre sipas fushave që mbulojnë, në funksion të finalizimit me sukses të kësaj inisiative.

Tags: AMAKodi i TransmetimitOJFTakim Konsultues
Previous Post

Ervin Bejleri transferohet në INTV, ja emisioni që do të drejtojë

Next Post

Aktori i Ezel ndryshon totalisht look, vështirë ta njihni tani!| FOTO

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Aktori i Ezel ndryshon totalisht look, vështirë ta njihni tani!| FOTO

Aktori i Ezel ndryshon totalisht look, vështirë ta njihni tani!| FOTO

Vëllai i Escobar kërcënon platformën Netflix!

Vëllai i Escobar kërcënon platformën Netflix!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA