Eutelsat ka shitur aksionet e satelitit Eutelsat 25B tek bashkëpronari Es’hailSat
Me bazë në Katar, operatori i komunikimeve satelitore ka paguar 135 milion euro.
Gjatë vitit financiar 2018, Eutelsat ka gjeneruar në rajon 16 milion euro nga sipërmarrja.
Në një deklarate Eutelsat u shpreh se shitja ishte në përputhje me strategjinë e Eutelsat për të optimizuar portofolin e saj të bizneseve në kontekstin e politikës së saj për maksimizimin e gjenerimit të të ardhurave./IMA/