Aventura e saj në “Big Brother VIP” zgjati fare pak, teksa sic e tashmë e dini u skualifikua nga reality show pas thyerjes së një ndër rregullave kryesore, atë të përdorimit të gjuhës ofenduese dhe kërcënimeve. Po flasim për Eva Alikajn, aktoren e njohur që pak ditë më parë, u përjashtua pas një situate të pazakontë në program, pas një debati me tone të ashpra me Luiz Ejllin, ndërsa produksioni nuk bëri përjashtime për të, sidomos pasi një natë para kishte paralajmëruar se do të merreshin masa drastike ndaj banorëve.
Sot, e ftuar në “Shqipëria Live”, artistja ka folur për herë të parë pas përjashtimit, ku ndër të tjera ka kërkuar falje ndaj të gjithë shqiptarëve për gjuhën e përdorur, ndërsa shprehur keqardhjen për kohën e shkurtër e shpenzuar në shtëpi.
“Mendoj se u skualifikova shumë shpejt. Edhe faji im është. Shpresova shumë që të toleronin pak, se tani do të fillonte loja ime. Ju kërkoj falje shqiptarëve. Se ka edhe të rinj që nuk duhet të dëgjojnë fraza të tilla. Unë arrita ekstremin dhe kërkoj ndjesë. Por, çdo njeri në familjen e tij ka momente që del nga vetja. Unë as nuk e di nga më doli ajo frazë. Njerëzit mbajnë mend vetëm atë dhe unë për atë frazë kërkoj ndjesë,”- tha Alikaj.
Kujtojmë se në të njejtën ditë me Evën u përjashtua nga programi edhe Ermiona Lekbello, për të njejtën arsye.
Marrë nga news-31.com