IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Fati i Evës” seriali më i ri në Vizion Plus

by IMA Redaksia
2020/04/19
in Serial
Reading Time: 5 mins read
A A
“Fati i Evës” seriali më i ri në Vizion Plus

Një nga serialet premierë botërore, prodhim i Telemundo “Fati i Evës, i cili ka filluar para disa javësh në Amerikën Latine, tashmë së shpejti edhe në ekranin e Vizion Plus.

ADVERTISEMENT

Ky serial flet për Evën e cila përkujdeset më shumë për të motrën që është autike, të cilën ajo e do shumë edhe pse ndihet xheloze për të. I dashuri i saj është Bobi Monteverde, por tani nuk i pëlqen më aq shumë sa më përpara. Bota e saj do të bëhet lëmsh kur burgosin të ëmën dhe Andres Palasiosi e fut në rrugën e drogës.

 

jorge-luis-pila-armando-montes-eva-la-trailera

Armando Montes – Jorge Luis Pila

Armando Montes është i martuar me Evën dhe është një dyzetvjeçar i pashëm, në kulmin e aftësive të tij joshëse. I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes së femrave. Edhe pse gjithmonë ka qenë donzhuan, në fillimet e martesës e ka dashur shumë të shoqen. Nuk ka pasur kurrë ambicie për të bërë përpara si e shoqja, por u mësua lehtë me jetën pa shumë mund. Kur Eva iu përkushtua krejtësisht të bijës me autizëm, Armando shfrytëzoi rastin për të krijuar një stil jetese si një beqar milioner dhe i lakmuar. Zë dashnore mbesën e gruas së tij, por edhe shoqen e ngushtë të Evës, por e kupton tepër vonë që s’ka humbur vetëm dashurinë, por edhe pushtetin.

sofia-lama-betty-cardenas-eva-la-traielra

Beti Kardenas – Sofía Lama

Beti është një vajzë e re joshëse dhe e pavarur. Është avokate e shkëlqyer që ka mundur të bëhet prokurore në gjykatën penale të qytetit, edhe pse në moshë të re. Është e dashuruar marrëzisht me Pablon dhe nuk e pranon dashurinë e tij për Evën. Hakërrehet kundër saj dhe e çon në bankën e të akuzuarve për ta larguar nga dashuria e jetës së vet.

katie-barberi-como-cynthia-monteverde-en-eva-la-trailera

Sintia Monteverde – Katie Barberi

Sintia është një grua paragjykuese. Ajo i urren fqinjët e saj, Sorajën dhe Pançon. Nuk mundi kurrë të mbetej shtatzënë. Ajo dhe i shoqi “blenë” një fëmijë, të cilit ia vunë emrin  Bobi dhe nuk i treguan kurrë për prejardhjen e vet. Sintia e dinte se kujt po i merrej fëmija i porsalindur. Ishte vetë Soraja. Ato të dyja do të bëhen armike për vdekje, kur të zbulohet e vërteta.

jorge-eduardo-garcia-eva-la-trailera

Diego Kontreras – Jorge Eduardo García

Diego është djali i Pablo Kontrerasit dhe është autik. Është shok shkolle dhe bën prapësi me Fabiolën. Ata janë miq të pandarë. Gjendja e tij është më e lehtë se e mikes së vet, ndaj ai komunikon më qartë dhe e udhëzon atë. Është shumë i dhënë pas shkencës dhe dinosaurëve. Bashkë me të atin dhe të gjyshin kanë ndërtuar një bashkësi familjare shumë të bukur dhe solide.

edith-gonzalez-eva-soler-eva-la-trailera

Eva Soler – Edith González

Është një grua e fortë që ka punuar fort si kamioniste bashkë me të atin, që në moshë fare të re për të mbajtur familjen. Ka qenë ambicioze dhe bashkë me të shoqin arritën të ngrenë një kompani transporti të tyren, prej së cilës pasuron edhe pasuria që kanë. Ndihet tërheqëse dhe plot jetë. Nuk do t’ia dijë se çmendon shoqëria dhe i do dy vajzat e saj në mënyrë të pakushtëzuar. Tradhtia e të shoqit i dhemb në shpirt por ajo nuk shembet dhe ecën përpara. Jeta e saj ndryshon rrjedhë kur akuzohet për vrasje dhe paguan për një krim që s’e ka kryer. Por, kur të dalë nga burgu ajo do të takojë dashurinë e jetës dhe do të përkushtohet me mish e shpirt që të vërë në vend drejtësinë.

alfredo-huereca-evencio-eva-la-traielra

Evensio Melgar – Alfredo Huereca

Evensio është një shofer kamionësh i alkoolizuar. Është i martuar me motrën e Evë, Karmen Solerin dhe ka rritur vajzën e saj, Sofian. Praktikisht ka jetuar gjithë jetën në mëshirë të kunetërve të tij të pasur, gjë që i ka dëmtuar atij vetëvlerësimin. E shoqja është një idhnake që gjithmonë e ka manipuluar dhe i ka diktuar si të jetojë e si të sillet. Ai ka rëndësi të madhe se është dëshmitari i vetëm në vrasjen, për të cilën Eva futet në burg.

nicole-apollonio-fabiola-montes-eva-la-trailera

Fabiola Montes Soler – Nicole Apollonio

ADVERTISEMENT

Fabiola është vajza e vogël e Evës dhe Armandos. Ka lindur me një formë autizëm, ndaj e ëma i përkushtohet pareshtur ecurisë së saj. Është vajzë e zgjuar dhe ndihet disi e braktisur nga i ati, duke qenë se ky i fundit e ka pasur të vështirë ta pranojë gjendjen e së bijës. Kur Eva hyn në burg, Fabiola ndryshon në mënyrë drastike dhe fillon të sillet në mënyrë rebele.

erika-de-la-rosa-marlene-palacios-eva-la-trailera

Marlenë Palasios – Erika de la Rosa

Marlenë Palasios është një grua e bukur, e arsimuar, fine dhe me prejardhje fisnike. Për arsye të caktuara humbi pasurinë e saj, por shoqja e ngushtë, Eva, e shpëtoi nga vdekja e skamja. Megjithatë, Marlena ndjen zili dhe urrejtje ndaj saj, ndaj edhe i josh të shoqin, derisa arrin t’ia marrë. Fiksimi i saj është që të rikthejë prestigjin e familjes së vet dhe të jetojë përsëri në vilën e saj luksoze, me çdo kusht.

arap-bethke-pablo-contreras-eva-la-trailera

Pablo Kontreras – Arap Bethke

Pablo është njeri energjik dhe shumë i drejtë.  Është i përgjegjshëm, serioz dhe shumë i disiplinuar. Ka qenë polic, por u zhgënjyer pas lirimit të vrasësit të gruas së tij të parë dhe hoqi dorë nga profesioni. Aktualisht merret me hetime ligjore për kompani private, teksa studion për drejtësi. I përkushtohet rritjes së të birit, Diegos, me të cilin ka një raport shumë të bukur. Nuk kishte më ëndrra në jetë derisa një ditë takon Evën, e cila e merr në punë,  dhe rreket ta bëjë atë për vete. Ka dyshime se Armando po kryen zhvatje në ndërmarrjen familjare dhe vihet përballë një dileme. Nga një njeri i arsyeshëm dhe objektiv, ai shndërrohet në një romantik të pashoq, që beson te dashuritë e caktuara nga fati.

henry-zakka-roberto-monteverde-eva-la-trailera

Roberto Monteverde – Henry Zakka

Roberto është një i pacipë me një mbiemër të rëndësishëm, që kërkon t’i bëjë qejfin së shoqes për çdo gjë. Në të shkuarën nuk hezitoi të siguronte një fëmijë në mënyrë ilegale. Në të tashmen ai është i rrënuar dhe kërkon t’i ngrejë kurthe Panço Mologonit, i cili ka shumë para. Shumë shpejt e kupton që fqinjët e tij janë shumë më tepër nga sa duken dhe mund të përfundojë në burg prej tyre.

 

Tags: evaTelevisa
Previous Post

Sonte në “Fate të Kryqëzuara” – 7 Shkurt 2016

Next Post

Sot për herë të fundit në ekran, Nexhmije Hoxha

TË NGJASHME

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur
Serial

Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur

Shtatori sjell një valë të re premierash në Netflix, nga rikthimi i “The Gentlemen” te një kapitull i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2026
RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”
Serial

RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”

RTSH po përgatit një prej paketave më ambicioze të serialeve ndërkombëtare të viteve të fundit. Në spotin e sezonit të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare
Serial

Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

Bota e televizionit amerikan është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit James Van Der Beek, i...

by IMA Redaksia
Shk 12, 2026
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan
Serial

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan

Industria e televizionit turk është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit Görkem Arslan, i cili u...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Next Post
Sot për herë të fundit në ekran, Nexhmije Hoxha

Sot për herë të fundit në ekran, Nexhmije Hoxha

Sot në “Bidai” – 8 Shkurt 2016

Sot në "Bidai" - 8 Shkurt 2016

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA