Ajo është një nga personalitetet më të njohura në kohën e diktaturës komuniste, kjo për faktin se ishte bashkëshortja e Enver Hoxhës, diktatorit famkeq shqiptar që e mbylli shqipërinë për më shumë se 40 vite. Është pikërisht Nexhmije Hoxha, e veja e Enverit, e cila këtë të hënë 8 Shkurti ka vendosur që të japi intervistën e saj të fundit dhe daljen e saj finale në ekranet e televizioneve.
Në një rrëfim të jetës së saj, e mbushur me fotografi, dhe kujtime të vjetra të pazbuluara më parë, një nga femrat e vetme të Bllokut Qeveritar Monist e cila është ende gjallë, do të jetë së bashku me Rudina Xhungën, në Dritare në Vizion Plus ora 21:00.
InfoMedia Albania








