Aventura e Extant nuk po ecën mirë në CBS, për këtë arsye rrjeti televiziv ka marrë masa për të tërhequr vëmendjen duke ndërruar orarin e transmetimit.
Extant, seriali i prodhuar nga Steven Spielberg me aktore protagoniste fituesen e çmimit Oscar Halle Berry është i përqëndruar tek personazhi i Molly, një grua austronaute pas kthimit nga një mision një vjeçar në hapsirë, përpiqet të rivendosë një raport me të shoqin John (Goran Visnjic) dhe të birin, për t’ju rikthyer jetës së përditshme. Përvojat e saj do të shoqerojnë ngjarje që përfundimisht do të ndryshojë rrjedhën e historisë njerëzore.
Seriali televiziv i cili shënoi shifra të mira në premieren e tij në shikueshmëri, ne episodet ne vazhdim ka pësuar renie të audiencës (rreth 30%), dhe rrjeti ka marrë masa për ndryshimin e orarit të tij, po të merkurën por në orën 22:00, pas replikave të serialit Criminal Minds. Nje taktike kjo e cila është bërë shumë herë dhe në të kaluarën duke ndihmuar disa seriale në drejtim të shikueshmërisë. Kujtojme këtu, rastin e Unforgettable dhe Reckless.
Nuk mbtetet gjë tjetër, veçse të presim, për të kuptuar nëse ndryshimi do ja dalë të përmirësojë situatën e Extant!