IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Familja”: Qesh dhe mendohu. Seriali më i ri i Ylli Pepos dhe Edmond Mandros në RTSH

by IMA Redaksia
2016/02/02
in Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
“Familja”: Qesh dhe mendohu. Seriali më i ri i Ylli Pepos dhe Edmond Mandros në RTSH

Që prej festave të fundvitit, në televizionin publik shqiptar po shfaqet me sukses një film i gjatë me gjashtë seri që titullohet “Familja”. Kjo komedi që prek një sërë problemesh sociale që mbart shoqëria jonë në ditët e sotme, ka në qëndër të saj një familje tipike shqiptare në të cilën ndodhin situata të përditshme për të gjithë, por që tek ata kthehen në komike, apo edhe në dramatike.

ADVERTISEMENT

Pjesëtarët e saj janë karaktere shumë të ndryshëm nga njëri tjetri, dhe secili i sheh të tjerët si “humbës‟. Megjithatë vetë ata dhe interesat e tyre aq të kundërta priten në të njëjtën pikë, në bërthamën e përbashkët, duke krijuar edhe situatat komike. Me ta jo vetëm qesh dhe argëtohesh, por pas mbarimit të çdo episodi të bën të mendohesh dhe të gjykosh ku po shkon familja sot, sepse është një serial familjar që mund të shihet e shijohet nga e tërë familja.

Skenari është shkruar me mjeshtëri nga Koloreto Cukali. Shumë më përpara ai ka bërë emër të mirë në shtypin shqiptar me shkrime plot kolorit dhe origjinalitet, ku zhbiron probleme të mprehta të ditës. Cukali është një gazetar i angazhuar për hallet e familjes dhe të shoqërisë së sotme shqiptare. Tani me humorin, ironinë dhe dialogun e gjallë, vjen si shkrimtar i pjekur i ekranit, pas shumë përvojave në fushë të filmit dhe të Tv.

https://www.youtube.com/watch?v=xCS0SKF0vXc

Pikërisht mbi këtë material premtues dhe ambicioz, punuan me përkushtim për ta kthyer në film, Ylli Pepo dhe Edmond Mandro, regjisorë të dy brezave krejt të ndryshëm. Pepo vjen me një përvojë shumë të gjatë, gati 50 vjeçare. Tamam, 15 vjet më parë, Ylli Pepo xhiroi telenovelën e parë shqiptare “Njerëz dhe fate” 20 seri, me skenar te Ruzhdi Pulahës.

Ndërsa Mandro i takon nje brezi krejt tjeter. Por edhe atij sot nuk i mungon një stazh i bukur me filmin e veçanërisht me humorin në Tv (është regjisor i ByPass Show dhe ka bërë për tre sezone regjinë televizive të AlPazar në Vizion Plus). Ndërsa filmi i tij i parë “Tirana ’14”, një kino komedi e mirfilltë i xhiruar 2 vjet më parë u prit me interes të madh, gjë që i hapi portat drejt filmave dhe serialeve të ardhshëm.

ADVERTISEMENT

Diana Proko, Gjergji Trola, Markela Dede, Natasha Seli, Aishe Stari, Xhevair Zeneli janë disa nga emrat e aktorëve të cilët luajnë me mjeshtëri në këtë film që është prodhuar nga Grishaj Film Production dhe financuar në masën 80% nga RTSH.

Pjesë e rëndësishme e produksionit është edhe fotografia e Denald Grepckës, kamera e Anton Grishaj, montazhi i Gjergji Panos dhe muzika e Etmond Mancakut.

Seriali transmetohet çdo të diel në prime time në rrjetin e RTSH.

https://www.youtube.com/watch?v=jfi7ze3Uz78

Tags: Aishe StariDiana ProkoEdmond MandroGjergji TrolaGrishaj Film ProductionKoloreto CukaliMarkela DedeNatasha SeliXhevair ZeneliYlli Pepo
Previous Post

Mbasditja e së Martës, “hidhëron” Klan-in

Next Post

Ragni zgjohet. Sot në “Bidai” – 3 Shkurt 2016

TË NGJASHME

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur
Serial

Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur

Shtatori sjell një valë të re premierash në Netflix, nga rikthimi i “The Gentlemen” te një kapitull i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2026
RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”
Serial

RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”

RTSH po përgatit një prej paketave më ambicioze të serialeve ndërkombëtare të viteve të fundit. Në spotin e sezonit të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare
Serial

Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

Bota e televizionit amerikan është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit James Van Der Beek, i...

by IMA Redaksia
Shk 12, 2026
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan
Serial

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan

Industria e televizionit turk është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit Görkem Arslan, i cili u...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Next Post
Ragni zgjohet. Sot në “Bidai” – 3 Shkurt 2016

Ragni zgjohet. Sot në "Bidai" - 3 Shkurt 2016

Plani i hakmarrjes ndaj Cesar po shkon mirë. Sot në “Duaje Jetën” – 3 Shkurt

Plani i hakmarrjes ndaj Cesar po shkon mirë. Sot në "Duaje Jetën" - 3 Shkurt

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA