Tashmë prej kohësh ishtë bërë traditë që të shihnim gjithmonë një ndërrim të prezantuesve të emisionit investigativ “Fiks Fare” gjatë të Premteve, ku në vend të Fiori Dardhës ulej Albana Osmani së bashku me “Doktorin”, por që nga dita e sotme mesa duket ky emision do të ketë përsëri ndryshime në puntatat e të Premtes nga ana e moderimit.
Moderuesit e rinj të “Fiks Fare” do të jenë aktoret e trupës së “Portokalli”, Romir Zalla dhe Genti Hazizi duke zvëndësuar kështu Albana Osmanin dhe Genti Pjetrin.
“Fiks Fare” është një nga emisionet investigativ më të ndjekur në Shqipëri dhe ndër më popullorit, ku që prej Janarit po ndihet një rivalizim mjaft i madh me “Stop” në TV Klan.
InfoMedia Albania // Justin Kasaj