Fiori Dardhën e “detyrojnë” të dali në ekran edhe gjatë pushimeve

Fiori Dardha tashmë është një nga personazhet e njohura të ekranit shqiptar e ku si gjithmonë e shohim në fashën kryesore të televizionit. Si fillim në Fiks Fare e më pas në ‘Boom’ krah Rozana Radit, Fiori arriti të fitojë shumë fansa të saj.

E ndërsa pati një sezon tepër impenjativ, ajo ka vendosur t’i kalojë pushimet në jug të vendit ku kjo verë e ka gjetur edhe me një stil të ri flokësh tepër “cool” e kurrë siç e kemi parë me parë.

Por dikush e ka “detyruar” të dali para kamerave edhe në ditë relaksi. Fiori para pak orësh ka postuar një foto në rrjetet sociale ku është duke zhvilluar një intervistë me Eni Shehun në edicionin veror të ABC News, ku  këtë herë përveç se është buzë detit ajo do të shfaqet edhe në një intervistë ndryshe gjatë edicionit të verës në kanalin informtiv./IMA/