IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Fitime rekord, stadiumi “Air Albania” i tejmbushur ndaj Polonisë / Shiten 22 mijë bileta, FSHF arkëton shumën stratosferike

by IMA Redaksia
2021/10/11
in Uncategorized
Reading Time: 2 mins read
A A
Fitime rekord, stadiumi “Air Albania” i tejmbushur ndaj Polonisë / Shiten 22 mijë bileta, FSHF arkëton shumën stratosferike

Rikthehen stadiumet e tejmbushura për një ndeshje të Kombëtares. Shqipëri-Poloni, që do të luhet nesër në orën 20:45 në “Air Albania”, do të ketë plot 22 mijë tifozë të pranishëm. Biletat e hedhura në treg për këtë takim janë shitur të gjitha dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht edhe nga FSHF.

ADVERTISEMENT

Vetë presidenti Armand Duka, i pyetur në lidhje me këtë interesim të jashtëzakonshëm, konfirmoi se është marrë leje nga qeveria sa i përket kapacitetit, në një kohë që Ministria e Shëndetësisë lejonte vetëm 30%.

“Biletat janë shitur 100%, por në raste të tilla janë pak edhe 220 mijë vende.

Këto janë mundësitë e Shqipërisë dhe pa dyshim që do të detyrohen të bëhen stadiume më të mëdha me këtë brez që po vjen.

Na është dhënë leja për të pasur stadiumin plot”, është shprehur Duka pas ndeshjes në Hungari.

Ndërkohë, “Panorama Sport” në një vëzhgim të bërë për biletat, duke iu referuar çmimeve zyrtare që FSHF i ka shitur për të gjitha tribunat në “Air Albania”, rezulton se do të ketë një fitim rekord.

Në llogaritjet totale për rreth 22 mijë bileta të shitura, institucioni i futbollit do të arkëtojë të paktën 500 milionë lekë të vjetër. Që prej marsit të vitit 2020 stadiumet kanë qenë të mbyllura dhe më pas janë hapur me një kapacitet deri në 30%, duke ndikuar direkt në uljen e të ardhurave të klubeve dhe vetë FSHF-së për ndeshjet e Kombëtares.

Tashmë që institucioni i futbollit ka marrë një leje speciale nga autoritetet shtetërore, tifozët do të jenë si lojtari i 12-të në Shqipëri-Poloni. Për herë të fundit që “Air Albania” ka qenë i tejmbushur, është luajtur Shqipëri-Francë në fundin e vitit 2019 dhe më pas derbi Tirana-Partizani, ku pati gjithashtu mbi 20 mijë tifozë.

100 TIFOZË NË HUNGARI

ADVERTISEMENT

Hungari-Shqipëri u luajt të shtunën në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest pa praninë e spektatorëve vendës. UEFA e kishte pezulluar fushën për shkak të sjelljes raciste në ndeshjen ndaj Anglisë në shtator.

Megjithatë, në shkallët e impiantit pati rreth 100 tifozë shqiptarë, ku shumica e tyre ishin pjesëtarë të delegacionit që shoqëronin Kombëtaren në Hungari.

FSHF kishte ftuar edhe presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, por gjithashtu biznesmenë dhe politikanë të ndryshëm.

Fakt është se gjatë ndeshjes u dëgjuan disa herë thirrjet në mbështetje të kuqezinjve, duke ndikuar sadopak në fushë te futbollistët.

Source: tpz.al
Previous Post

Media sot, Rama denoncon “Fake News”

Next Post

Sërish bashkë? Jasmina bën postimin e dyshimtë në ditëlindjen e Andit dhe e fshiu menjëherë

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Sërish bashkë? Jasmina bën postimin e dyshimtë në ditëlindjen e Andit dhe e fshiu menjëherë

Sërish bashkë? Jasmina bën postimin e dyshimtë në ditëlindjen e Andit dhe e fshiu menjëherë

“Goditje” e papritur për Ramën/ 6 organizata për lirinë e medias i kërkojnë të heqë dorë nga “Agjencia e medias”

“Goditje” e papritur për Ramën/ 6 organizata për lirinë e medias i kërkojnë të heqë dorë nga “Agjencia e medias”

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA