Fiton 1 milionë dollarë në moshën 17-vjeçare, aktivistja Greta Thunberg zgjedh t’i bëjë nder njerëzimit

Aktivistja e njohur për mjedisin Greta Thunberg, është vlerësuar me një çmim të ri humanitar me vlerë, 1 milionë euro.

Sipas rrjetit britanik BBC, themeluesja 17-vjeçare e “School Strike for Climate”, fitoi çmimin përurues Gulbenkian Prize for Humanity dhe thotë se të gjitha do i dhuroj në ndihmë të njerëzimit.

Aktivistja suedeze, tha se ajo do i dhurojë paratë për projekte bamirësie që luftojnë krizën klimaterike dhe ekologjike.

Thunberg është nominuar dy herë për çmimin Nobel për Paqen dhe është zgjedhur “Personi i Vitit” nga “Time’s Magazine”.

Jam jashtëzakonisht e nderuar që kam marrë çmimin Gulbenkian për njerëzimin. Ne jemi në një situatë emergjente klimaterike dhe fondacioni im do të dhurojë sa më shpejt të jetë e mundur të gjitha paratë e çmimit prej një milionë euro për të mbështetur organizatat dhe projektet që janë duke luftuar për një botë të qëndrueshme”, tha ajo.