Mbyllet zyra e shërbimeve në Bashkinë Fier. Konfirmohet një rast me Covid-19

Është mbyllur prej mesditës së djeshme shërbimi i Agjencisë së Sherbimeve Publike në qytetin e Fierit. Shkak per këtë është bërë konfirmimi i një rasti me Covid-19 të një prej bashkëshortëve të punonjësve të këtij institucioni ndërkohë që për të siguruar shëndetin e personave të tjerë dhe qytetarëve është vendosur mbyllja e shërbimit.

Për punonjësit që kanë pasur kontakte me zyrës e kadastrës është siguruar karantinimi dhe marrja e tamponeve. Deri tani shkon në 43 numri i të prekurve me Covid-19 në Bashkinë e Fierit, ku 12 prej tyre janë punonjës të kadastrës.