IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Fituesja e Eurosong 2013, kumbarja e Festivalit në RTSH

by Niko Lako
2013/12/14
in Evente
Reading Time: 4 mins read
A A

Fituesja e Festivalit Europian 2013 do të jetë kumbarja e edicionit të 52-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar, që do të zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor.  Bëhet fjalë për këngëtaren nga Danimarka Emmelie Charlotte-Victoria de Forest, e cila fitoi Festivalin Europian të këtij viti me këngën “Only Teardrops”. Emilie do të jetë e ftuara speciale e festivalit shqiptar. Ajo do të ngjitet në skenë e shoqëruar nga grupi i saj, për të sjellë për publikun shqiptar këngën që i dha fitoren dhe e çoi Eurosongun në vendin e saj, në Danimarkë, ku do të shkojë edhe përfaqësuesi i Shqipërisë. Fituesi do të përzgjidhet mes 16 këngëve, të cilat do të këndohen të gjitha live, shoqëruar nga orkestra, që për të tretin vit interpreton 100% drejtpërdrejt nga salla e Pallatit të Kongreseve.
Te ftuarit “Big”

ADVERTISEMENT

Më pak se dy javë na ndajnë nga edicioni i 52-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Një edicion që do të ketë më pak këngë se çdo herë tjetër, vetëm 16, por sipas organizatorëve, kjo nuk do të thotë se festivali do të jetë më i varfër. Tashmë gjithçka është drejt përfundimit. Skema se si do të funksionojë festivali është e qartë. Është hedhur shorti mes këngëtarëve për radhën e të kënduarit përgjatë dy netëve të para. Dy netët e para do të këndohen nga tetë këngë. Por nuk mbaron këtu. Në skenën e Festivalit të Këngës do të jenë të pranishëm edhe artistë të njohur, apo siç thuhet rëndomë “Big”, të cilët do të këndojnë duete me konkurrentët e këtij viti. Nuk bëhet fjalë për dublime të këngëve konkurruese, siç ka ndodhur në ndonjë edicion të shkuar, por për një risjellje të këngëve të njohura, të kënduara përgjatë viteve në skenën e Festivalit të RTSH-së. Kështu, pas çdo kënge konkurruese, këngëtari në garë do të vijojë të mbetet në skenë, për të pritur një tjetër këngëtar. Tashmë janë përcaktuar të gjitha kombinimet e këngëtarëve. Të gjithë artistët që do të ngjiten në skenë janë nga ata që kanë lënë gjurmë në historinë e Festivalit, fitues çmimesh, apo emra shumë të dashur për publikun. Mjafton të përmendim emrat si Rovena Dilo, Eranda Libohova, Altin Goci, Flaka Krelani, Juliana Pasha, tenori Kastriot Tusha, Elton Deda, Kejsi Tola, Redon Makashi, Eneda Tarifa dhe Kamela Islami, për të besuar se festivalit nuk do t’i mungojë spektakli, por edhe nostalgjia që do të sjellin këngët e nxjerra nga arkivat e këtij eventi.

Prezantuesit
Ndërsa zakonisht drejtuesit e festivalit mbeten për në minutën e fundit, këtë vit emrat janë zbuluar herët. Për të krijuar një lloj qëndrueshmërie në prezantim, çka i ka munguar historikisht këtij festivali, për të dytin vit rikthehet gazetari Enkel Demi. Ai vjen i shoqëruar nga një tjetër bukuroshe, një ikonë e modës, por jo më në Shqipëri, por në Kosovë. Bëhet fjalë për Diellza Kolgecin, e cila alternon profesionin e saj prej avokateje me botën e modës dhe të spektaklit. Këtë vit drejtor i Festivalit do të jetë Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tirana. Drejtorët artistikë të Festivalit do të jenë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, producent muzikor do të jetë kompozitori Alfred Kaçinari, skenaristë Alda Bida ndërsa regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos. Skenografia e festivalit në RTSH është realizuar nga Adnan Kastrati. Juria që do të gjykojë këngët gjatë netëve të festivalit mbahet ende e fshehtë, për të shmangur ndërhyrjet e mundshme për votimin në natën finale.

ADVERTISEMENT

Duetet
Altin Goci me Edmond Mancakun dhe Entela Zhulën;
Flaka Krelani me Saimir Brahon;
Rovena Dilo me Klodian Kacanin;
Mira Konçi me Luiz Ejllin;
Juliana Pasha me Marjeta Billon;
Kastriot Tusha me Herciana Matmujën;
Elton Deda me Rezarta Smajën;
Kejsi Tola me Renis Gjokën;
Redon Makashi me Xhejn dhe Enxhi Kumrija;
Eneda Tarifa me Grupin LYNX;
Eranda Libohova me Xhejs Jorgaqin;
Kamela Islami me Orges Toçen;

Panorama ALMA MILE

Tags: Emmelie Charlotte-Victoria de ForestEnkel DemiEurosongFestivali i Kenges ne RTSHRTSH
Previous Post

Elhaida Dani, shqiptarja që vazhdon të na nderojë

Next Post

Në pritje të festivalit të RTSH

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post

Në pritje të festivalit të RTSH

Diellza Kolgeci braktis Festivalin e RTSH

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA