Ka mbyllur siparin mbrëmjen e djeshme edicioni i parë i talent show “Amerikani i Pari në Lajme“. Nën drejtimin e Artion Vretos dhe nën gjykimin e jurisë së përbërë nga Alessio Vinci, Sonila Meço dhe Saimir Kodra, formati i pari i këtij lloji prodhuar nga Agon Channel në Shqipëri ka shpallur fituese konkurenten Floriana Nako.
Cmimin e ka dorëzuar Presidenti i Agon Channel, Francesco Becchetti, i cili ka firmosur në transmetim direkt kontratën 1 vjeçare për Floriana Nakon me këtë televizion. Surprizat nuk kanë munguar edhe për dy finalistët e tjerë Erti dhe Valbona, të cilët kanë fituar një kontratë 6-mujore me këtë televizion.