Motorrët për sezonin e ri televiziv tashmë janë ndezur plotësisht! Ndërsa ju kemi informuar mbi formatin më të ri në Vizion Plus, i cili këtë herë ka në qëndër të vëmëndjes nuset në ditën e tyre më të bukur, tashmë të reja ka nga ky emision.
Fustani i Ëndrrave do të jetë projekti i dytë i moderatores Orinda Huta për këtë sezon pas Supriza SD, e cila do të ndiihmojë vajzat në zgjidhjen e fustanit të nusërisë për ditën e tyre të jetës.
Emisioni do të startojë në 23 Tetor ora 20.10 në ekranin e Vizion Plus duke zvëndësuar dhe fashën kohore të Publicus, emisionit investigativ i cili u ndërpre nga ana e televizionit.