Nëse jeni një serial addicted me siguri do tju pëlqej kjo përzgjedhje me titujt e serialeve më që kanë në qendër histori dhe rrëfime të vërteta.
- The Business of Drugs

Për të kuptuar origjinën dhe ndikimin e vërtetë të biznesit të drogës, një ish-analist i CIA-s heton ekonominë e gjashtë substancave të paligjshme.
- Drug Lords

Ky dokumentar me seri hedh dritë mbi disa nga “mbretërit” më famëkeqë të drogës në histori dhe zyrtarët e ligjit që janë betuar t’i shkatërrojnë ata.
- Narcoworld (Dope Stories)

Një “xhiro” me oficerët e policisë dhe kontrabandistët e drogës, në luftën e këtyre dy palëve.
- DOPE

Është një dokumentar amerikan që flet për prodhimin, logjistikën, shitjen dhe konsumin e drogës. Kamerat ndjekin ata që luftojnë krimin, si dhe përdoruesit dhe shitësit e drogave të ndryshme.
- How to Sell Drugs Online (Fast)

Për të fituar përsëri dashurinë e jetës së tij, një student gjimnazi dhe shoku i tij i ngushtë fillojnë biznesin më të madh të drogës në Europë, nga dhoma e gjumit.
- How to Fix a Drug Scandal

Dokumentari flet për dy kimiste laboratori të drogës dhe se si ato kanë manipuluar prova të rëndësishme.
- Inside the Real Narcos

Seriali ekspozon një perspektivë në “luftën me drogën”, ku intervistohen trafikantë dhe anëtarë të karteleve të drogës.
- The Drug King

Dikush jo shumë i rëndësishëm në botën e krimit, zhytet me kokë në trafikimin e paligjshëm të drogës në vitet 1970 dhe arrin të bëhet “mbret i eksportit të lëndëve narkotike në Japoni”.
- Cocaine

Tre seri të shkurtra tregojnë ndikimin e gjerë të tregtisë së kokainës në qytetet e Perusë, Brazilit dhe Kolumbisë, nga fermerë të varfërë në “drug lord”.
- Narcos

Historia e vërtetë e karteleve famëkeqe, të dhunshme dhe të fuqishme të drogës në Kolumbi.
- El Chapo

Historia e vërtetë ngritjes, kapjes dhe arratisjes së Joaquin “El Chapo”.








