Glee: vetëm 13 episode për sezonin e fundit

Ashtu siç edhe pritej nga shumë fans series, FOX ka konfirmuar se sezoni i gjashtë dhe i fundit i Glee do të jetë më i shkurtër nga çfarë ishte parashikuar. Do të jenë vetëm 13 episode në vend të 22-24.

Ana pozitive i këtij vendimi, nuk do të ketë ndërprerje sezonale, ndryshe nga sezoni i pestë që pati ç’rregullime programore, edhe për pasoje të vdekjes së Cory Monteith.

Duke folur per episodet e reja, në një intervistë të fundit per TVLine bashkë-krijues Ryan Murphy ka thënë: “Sezoni i gjashtë po kthehet në atë që më ka interesuar fillimisht në shfaqje, apo arti në shkolla. Sezoni i fundit do të fokusohet tek rëndësia e edukimit të artit në shkollat ​​tona. Unë mendoj se njerëzit do ta pëlqejnë”.