IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Grabitja e shtëpisë së Vaçe Zelës / Ekspertët fiksojnë gjurmë gishtash dhe një fije floku!

Autorët i vodhën sende me vlerë dhe dekoratën e dhënë nga Presidenti

by IMA Redaksia
2021/12/28
in MUZIKË
Reading Time: 2 mins read
A A
Grabitja e shtëpisë së Vaçe Zelës / Ekspertët fiksojnë gjurmë gishtash dhe një fije floku!

Shtëpia e ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, nuk është kursyer nga hajdutët në kryeqytet, të cilët kanë arritur të marrin edhe medaljen e akorduar për të nga Presidenti i Republikës.

ADVERTISEMENT

Ngjarja dyshohet se mund të ketë ndodhur gjatë fundjavës, por duke qenë se aty nuk jetonte njeri, nuk dihet disa apo ora e saktë. Bastisja është konstatuar nga motra e mbretëreshës së këngës, e cila kujdesej herë pas here për shtëpinë që ndodhet në një pallat pranë “Pazarit të ri”, në Tiranë.

Kur ka tentuar të hapë derën me çelës, ajo ka parë që në fakt ishte e hapur dhe kur është futur brenda ka gjetur gjithçka përmbys. Në këtë moment ka lajmëruar Policinë dhe shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Të paktën deri tani, nga verifikimet e kryera në shtëpi, rezulton se mungon një lap top, ora e bashkëshortit të Veçe Zelës, si dhe një dekoratë. Ekspertët kriminalistë kanë fiksuar disa prova në vendngjarje, gjurmë gishtash dhe një fije floku, që po analizohen në laboratorin e kriminalistikës, për të arritur në ndonjë emër autori të mundshëm.

Ndërsa sa i përket mënyrës se si autorët kanë depërtuar brenda shtëpisë, burimet thonë se dera dyshohet se është hapur me kartë, duke qenë se nuk ishte e mbyllur me çelës.

NGJARJA Burime nga Policia e Tiranës thanë dje ende nuk është arritur të identifikohen autorët që kanë vjedhur shtëpinë e këngëtares Vaçe Zela në Tiranë, e cila është ndarë nga jeta në shkurt të vitit 2014 në Zvicër, ku jetonte me vajzën e saj.

Midis sendeve me vlerë të vjedhura që autorët kanë arritur të marrin është edhe një dekoratë e dhënë për këngëtaren nga Presidenti i Republikës. Motra e këngëtares, shtetasja me inicialet F.Z., e konstatoi vjedhjen sapo futi çelësin në derë dhe kuptoi se dera ajo ishte e hapur.

“Rreth orës 19:45 shkova në shtëpi si përherë dhe vura re se dera nuk ishte e kyçur, por u hap menjëherë sapo e preka. Hyra brenda dhe pashë rrëmujë, rrobat i kishin hedhur përtokë, ndaj menjëherë njoftova fqinjën në katin sipër që lajmëroi Policinë”, ka thënë motra e këngëtares.

Të njëjtat burime thanë se sapo u sinjalizuan për ngjarën, patrulla më e afërt shkoi pranë banesës ku kishte jetuar Vaçe Zela, ndërsa më pas në vendngjarje mbërritën edhe ekspertët kriminalistë.

Source: panorama.al
Tags: Vaçe Zela
Previous Post

“Ish e dashura vdiq disa muaj pas ndarjes / Historia e trishtë e konkurrentit të “Për’puthen”

Next Post

Të rinjtë po ndryshojnë Ballkanin Perëndimor

TË NGJASHME

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë
MUZIKË

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë

RTSH ka zbuluar zyrtarisht 28 artistët dhe grupet që do të konkurrojnë në edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës....

by IMA Redaksia
Tet 9, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt
InfoMedia Kosova

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë
MUZIKË

Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë

Magjia ka nisur sërish. “Kënga Magjike 2026” hapi zyrtarisht më 13 shtator fazën e parë të konkurrimit, duke sjellë në...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare
MUZIKË

Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Bota e muzikës greke është në zi. Giorgos Mazonakis, një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”
MUZIKË

Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”

Pas suksesit të versionit origjinal, artisti dhe producenti Sergio Hajdini vjen për publikun me “Hey Si Je Ti (Rework)”, një...

by IMA Redaksia
Qer 19, 2026
Next Post
Të rinjtë po ndryshojnë Ballkanin Perëndimor

Të rinjtë po ndryshojnë Ballkanin Perëndimor

Pas Arbanës, edhe Alketa e lë emisionin në mes dhe zgjedh ta prezantoj dikush tjetër

Pas Arbanës, edhe Alketa e lë emisionin në mes dhe zgjedh ta prezantoj dikush tjetër

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA