HBO Europe i ka dhënë dritën jeshile, prodhimit të parë të serialeve origjinale skandinave.
Gosta, kështu do të quhet seriali i cili përbëhet nga tetë episode të shkruara dhe të drejtuara nga suedezi Lukas Moodysson. Prodhimi është i fokusuar tek një psikolog i ri 28 vjeçar i cili sapo ka filluar punën në një qytet të vogël rural.
Seriali do të jetë i pari për filmaker-in Moodysson dhe do të prodhohet nga Memfis Film. TrustNordisk do të ketë të drejtën e distributori për të shitur serialin në vendet që nuk mbulohen nga HBO Europe.
Seriali do të nisi prodhimin vitin e ardhshëm (2018) dhe pritet që të debutojë në vitin 2019.








