IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

U censurua në Turqi, filmi i Nik Xhelilajt fiton çmim në Francë

by IMA Redaksia
2017/09/19
in Kinema
Reading Time: 2 mins read
A A
U censurua në Turqi, filmi i Nik Xhelilajt fiton çmim në Francë

Filmi turk “Zer”, me aktor kryesor shqiptarin Nik Xhelilaj, vazhdon të korrë sukses në arnën ndërkombëtare pavarësisht se gjatë shfaqjes në kinematë turke disa sekuenca të tij janë censuruar nga Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit.

ADVERTISEMENT

Media turke raporton se filmi “Zer” ka fituar çmimin “Grand Prix du Publique” në Festivalin e 23-të Ndërkombëtar të Nancy-t në Francë.

“Zer” është një film i regjisorit Kazim Oz. Historia e filmit nis në New York, ku Jan (Nik Xhelilaj), bir i disa emigrantëve turq studionte muzikë. Në qytet mbërrin gjyshja e tij për një operacion kundër kancerit, nga e cila ai dëgjon një këngë tradicionale.

ADVERTISEMENT

I riu ngërthehet nga pasioni për të zbuluar çfarë qëndron pas saj. Kjo e sjelle Janin nga SHBA-të në Dersim, ku edhe zbulon disa sekrete të familjes së tij.

Në varrimin e gjyshes së tij Jan mëson nga halla se në fakt gjyshja e tij kishte qenë kurde dhe se në masakrën e Dersimit kishte humbur familjen për t’u adoptuar më pas nga një familje turke.

Kënga ishte trashëgimia e vetme që i kishte mbetur asaj nga identiteti i saj kurd. Dhimbja është kryefjala e mijëra familjeve që kanë përjetuar ngjarje të ngjashme në atë kohë.

Masakra e Dersimit njihet si përplasje e disa seve kurde me ushtrinë turke në vitet 1937-1938, kryengritje e cila përfundoi me vdekjen e rreth 13 000 kurdëve dhe mbi 100 ushtarëve turq, si dhe zhvendosjen e mbi 12 mijë banorëve të tjerë.

Edhe emri i aktorit kryesor Jan në gjuhën kurde do të thotë ‘dhimbje’. Filmi megjithëse është mbështetur nanciarisht edhe nga Ministria turke e Kulturës dhe Turizimit, gjatë shfaqjes në kinematë turke ka rënë pre e censurës nga vetë kjo ministri.

Si protestë ndaj ministrisë së kulturës, regjisori Kazim Oz vendosi që pjesët e censuruara të filmit të mos i presë nga filmi teksa shfaqej në kinema, por të vendoste që në sfond të zi të shkruante “kjo sekuencë është censuruar nga Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit”.

Ai madje shkoi më tej duke e akuzuar qeverinë se kur i interesonte sillej si demokratike, dhe kur nuk i interesonte sillej si despote. /tvklan.al

Tags: Censura turkeGrand Prix du PubliqueNik XhelilajVideoZer
Previous Post

HBO Europe porosit serialin e parë skandinavian origjinal

Next Post

Pablo Escobar, The Vampire Diaries, The Following dhe të tjerë tituj pasurojnë listën e serialeve në INTV

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Pablo Escobar, The Vampire Diaries, The Following dhe të tjerë tituj pasurojnë listën e serialeve në INTV

Pablo Escobar, The Vampire Diaries, The Following dhe të tjerë tituj pasurojnë listën e serialeve në INTV

Julka Gramo rikthehet në ekran, ja në cilin televizion do ta shohim!

Julka Gramo rikthehet në ekran, ja në cilin televizion do ta shohim!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA