IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

High Society nis nga 13 Marsi në Vizion Plus

by Niko Lako
2017/02/23
in Serial
Reading Time: 6 mins read
A A
High Society nis nga 13 Marsi në Vizion Plus

Duke filluar nga data 13 Mars në ekranin e Vizion Plus nis transmetimi i serialit High Society një produksion turk i vitit 2016, serite e te cilit jane ende në prodhim.

ADVERTISEMENT

Lexo edhe “Yüksek Sosyete / High society, zbuloni më shumë rreth serialit të ri në Vizion…“

Seriali bazohet ne nje prodhim Koreano Jugor te vitit 2015, dhe ka ne qender te tij dy bote. E para eshte bota ku jeton Kerim. Kerim eshte nje djale punetor, prinderit e te cilit punojne ne shtepine e nje familjeje te pasur. Bota tjeter, eshte ajo ku jeton Xhansu. Xhansu eshte me e vogla e familjes, por gjithnje ka qene e perbuzur nga e ema. Xhansuja pelqen te bej nje jete normale te ndryshme nga ajo qe deshirohet nga e ema.

Nje dite ajo shkon ne nje kafe dhe perballet me nje grua qe lexon te ardhmen. Gruaja i tregon Xhansuse se ajo do te dashurohet me nje te njeri te varfer ne vendin e saj te punes. Xhansu kthehet ne pune tek Olivia supermarket dhe atje takon Kerim. Çdo gje nis pikerisht ketu…

Keremi është një djalë shumë punëtor, i cili vjen nga një familje e varfër: babai punon kopshtar, ndërsa nëna kuzhiniere për një familje të pasur. Keremi është rritur me nipin e familjes së pasur, Mertin. Ai është shoku i tij i ngushtë dhe e ka ndihmuar gjithmonë atë.  Megjithatë, Keremi e di vendin që i takon në shoqëri dhe kërkon të lërë gjithçka pas e të hapë një biznes në Stamboll, që të jetë i pavarur.

Një ditë, gjyshja e Mertit i kërkon atij të drejtojë dyqanin e saj para se të marrë në dorë drejtimin e bizneseve familjare. Merti do që ta bëjë krenare gjyshen dhe i bën një ofertë: nëse ai arrin ta menaxhojë me sukses dyqanin e saj për një muaj, ajo duhet t’i japë para Keremit që të hapë biznesin e tij. Kështu, dy të rinjtë bien dakord që Keremi të prezantohet si Merti e të drejtojë dyqanin, ndërsa Merti të prezantohet si Keremi e të punojë si asistenti i tij.

Xhansuja është vajza e vogël e familjes së pasur. Pavarësisht pasurisë që ka, ajo nuk është e lumtur. Familja e saj nuk e ka dashur asnjëherë siç e meritonte, madje nëna i ka thënë gjithmonë se ajo i sillte ters. Një ditë, ajo takon rastësisht një fallxhore, e cila i thotë se nëse tregohet e vëmendshme, do ta takojë dashurinë e vërtetë. Gjithashtu rastësisht, Xhansuja shkon në dyqanin “Olivia” dhe nis punë atje si shitëse, duke e fshehur identitetin e saj të vërtetë prej pasanikeje. Ajo dëshiron të gjejë një djalë që të mos e dojë për pasurinë e saj.

Dyqani “Olivia” kthehet në një vend ngatërresash: Keremi mendon se Xhansuja është e varfër dhe fillon të dashurohet me të; Xhansuja mendon se Keremi është njeri i mirë, paçka se “është i pasur” dhe edhe ajo nis të bjerë në dashuri me të. Eçeja dashurohet me Keremin me shikim të parë, ndërsa Mertin e sheh vetëm si asistentin e drejtorit të saj. Merti dashurohet me Eçen, edhe pse e di që ajo dashuron Keremin.

Kjo është historia e një vajze, e cila kërkon të gjejë dikë që të mos e dojë për pasurinë e saj, që të mos e shohë vetëm si një shkallë për t’u ngjitur në shoqërinë e lartë. Çfarë do të ndodhë kur të gjithë të mësojnë identitetin e vërtetë të njëri-tjetrit? A do të arrijë Keremi ta realizojë ëndrrën për të hapur një biznes të tijin? A do ta dojë Xhansuja Keremin edhe pasi të mësojë se ai është i varfër? A do të arrijë Merti të gjejë një vajzë, e cila mund ta dashurojë edhe sikur të mos jetë i pasur? A do ta falë Eçeja shoqen e saj për gënjeshtrat që i ka thënë?

 

Kasta e aktoreve:

ADVERTISEMENT

Hazar Ergüçlü (Hazar Ergyçlyja) (lindur më 1 Janar 1992) është një aktore turko- qipriote. Njihet sidomos për rolin e Simaj Çanashit në serialin “Veriu – Jugu” (2011-2013) dhe atë të Ejlylit në serialin dramatik turk  “Batica” (2013-2015). Ergyçjyja ka luajtur rolin e Ruhsarit në filmin dramatik “Hije dhe Fytyra” (2010) dhe atë të Senës në “E uritur” (2012). Roli i saj më i njohur është ai i Simaj Çanashit në serialin dramatik turk “Veriu – Jugu” (2011–2013). Ajo ka qenë figurante në filmin “Bota ime” (2013). Në 2013-tën ka luajtur rolin e Ejlyl Bulluterit në serialin televiziv  “Batica”. Po kështu, ka luajtur edhe rolin e Kaderit në serialin televiziv turk “Nëna e nëna”. Aktualisht ajo luan rolin e Xhansusë në serialin televiziv “Shoqëria e lartë”.

 

 

 

 

 

Engin Öztürk ( Engin Oztyrku). Lindi dhe u rrit në Eskishehir, Turqi. Ai është një aktor shumë i njohur për punën e tij në industrinë televizive. Njihet sidomos për portretizimin e karakterit të Selim Jasaranit, në serialin turk “Ç’faj ka Fatmagyli?” . Përgjatë viteve 2010 – 2011 ai ka bërë 39 dalje në shfaqje. Ai ka ndjekur Shkollën e Mesme Profesionale të Forcave Ajrore dhe ka shërbyer  për një kohë të shkurtër në Konservatorin Ushtarak Turk. Në 2012-tën, ai është diplomuar në Konservatorin Shtetëror të  Universitetit të Haxhetepesë, ku ka studiuar për aktrim. Gjatë viteve  2013 dhe  2014, ai u bë edhe më i njohur me portretizimin e karakterit të Shehzade Selimit në serialin turk “Shekulli madhështor”.  Gjatë asaj periudhe, ai i shfaq në 36 episode.

 

 

 

 

 


Mehmet Ozan Dolunay (Mehmet Ozan Dollunaji)
, në vitin 2014,  ka marrë pjesë në konkursin “Kush do të bëhet milioner?”, të moderuar nga Selçuk Jontemi, në televizionin ATV, ku fitoi një çmim prej  125.000.000 Lira Turke. Ai u bë i njohur pas pjesëmarrjes së tij në këtë konkurs. Mehmet Ozaj Dollunaji, lindi në vitin 1991, në Antalja dhe jeton në Stamboll. Mehmet Ozan Dollunaji, me origjinë nga Antalja, është diplomuar në degën Mekanikë, në Universitetin Koç.   Studimet për aktrim i ka nisur në vitin 2013, në Studion e Aktrimit Craft. Pas dy vjet studimesh, në vitin 2015 ai filloi të shfaqet në ekranet televizive. Seriali i parë me të cilin ai preku aktrimin ishte “Gënjeshtarë të vegjël e të ëmbël”, në vitin 2015. Në këtë serial, Mehmet Ozan Dollunaji ka luajtur rolin e Barëshit. Kurse në vitin 2016 ai ka luajtur rolin e Ryzgarit, në serialin “Plëngprishësi”, por seriali nuk zgjoi interes dhe nuk u transmetua më, pas pjesës së tij të tretë. Së fundmi, ai po luan në serialin “Shoqëria e lartë” që nisi të xhirohej në vitin 2016 dhe që vazhdon të xhirohet ende. Në këtë serial, Mehmet Ozan Dollunaji luan rolin e Mertit, ku shfaqet para publikut si një djalosh që i përket shoqërisë së lartë.

 

Meriç Arali, lindi më 1 korrik 1990, në Stamboll. Në vitin 2012, ajo u ftua të ndiqte xhirimet e provës së serialit “Sulltani”, ku në rolet protagoniste luanin aktorët  Nurgyl Yeshilçaji dhe Shahin Ërmaku, ku ajo pranoi të ishte e pranishme dhe kështu, nisi jetën e saj kinematografike. Ajo ka studiuar në Studion e Aktrimit “Craft” dhe vazhdon të marrë mësime nga Bahar Kerimoulluja. Gjatë viteve 2013 – 2015 ka luajtur rolin e Hales në serialin “Batica”, me protagonistë Çaëataj Ullusojin, Serenaj Sarëkajanë, Barësh Fallajin, Mine Tugajin dhe Shebnem Donmezin. Në vitin 2014,  ajo ka luajtur rolin e Medihasë, në filmin “Nëse harroj, më fishkëlle”, me regji të Çaan Ërmakut, muzikë të Kenan Doullusë së bashku me një kast të përbërë nga Hymejra, Ëshëll Jyxhesoji, farah Zejnep Abdullahu, Mehmet Gynsyri, Gozde Xhëaxhëja,Kerem Bursini, Gyrkan Ujguni dhe Koksall Engyri. Në vitin 2015, Meriç Aralli ka luajtur në filmin e xhiruar në fillim me titullin “Agjenti sekret” dhe më pas i transmetuar me titullin “Llogari dashurie”, së bashku me aktorët Derja Shensoji, Fërat Alltunmeshe, Burak Tozkoparani, Kutaj Kallaballëku, Jasin Çami, Ozlem Çakari, Benu Geredeja dhe Burhan Oçalli.

Tags: High SocietyVizion PlusYüksek Sosyete
Previous Post

The Irishman: Netflix blen të drejtat botërore të filmit të Martin Scorsese me Robert De Niro

Next Post

Olympic Channel i disponueshëm në 6 gjuhë të tjera

TË NGJASHME

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur
Serial

Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur

Shtatori sjell një valë të re premierash në Netflix, nga rikthimi i “The Gentlemen” te një kapitull i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2026
RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”
Serial

RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”

RTSH po përgatit një prej paketave më ambicioze të serialeve ndërkombëtare të viteve të fundit. Në spotin e sezonit të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare
Serial

Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

Bota e televizionit amerikan është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit James Van Der Beek, i...

by IMA Redaksia
Shk 12, 2026
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan
Serial

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan

Industria e televizionit turk është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit Görkem Arslan, i cili u...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Next Post
Olympic Channel i disponueshëm në 6 gjuhë të tjera

Olympic Channel i disponueshëm në 6 gjuhë të tjera

Edukimi për Median – një përparësi kombëtare për një botë në ndryshim

Edukimi për Median - një përparësi kombëtare për një botë në ndryshim

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA