Si çdo të diel në ekranin e Televizionit Klan vjen “ E Diela Shqiptare” me rubrikën “Ka një mesazh për ty” një program nga Ardit Gjebrea. Historia e trajtuar në këtë rubrikë ishte ajo e Leonidës, e cila kishte ardhur për t’i dhënë një mesazh bashkëshortit të saj Edit dhe vjehrrës Hamidesë.

Kur në një familje të gjithë prestarët mbajnë përgjegjësitë e veta gjithçka shkon në mënyrë të përkryer. Ndaj edhe Leonida, pikërisht këtë gjë kërkon nga bashkëshorti i saj, pasi ai nuk kontribuon shumë për familjen e tij dhe sidomos për prindërit.
Ata janë të detyruar të punojnë me orë të gjata, për të fituar disa të holla dhe puna që bëjnë është e vështirë. Hamideja punon në një fasoneri, ndërsa bashkëshorti i saj punon roje.

Leonida nuk ngurron të shprehë dashurinë dhe mirësinë e madhe që ka kundrejt vjehrrës së saj, ku në fakt raste të tilla janë disi të rralla, në realitetin e sotëm. Ajo kërkon që të punojë në vend të vjehrrës, pasi ndjehet keq kur e shikon atë të lodhur.
“Bashkëshorti im, duhet të më japë një premtim këtu sot, në Televizionin Klan, që duhet të punojë, jo vetëm për vete por për të gjithë ne, sepse duam të jetojmë me djersën tonë dhe jo me të vjehrrit dhe të vjehrrës. “
Sa përqind të rrogës do të doje ti të mbaje në shtëpi?
50 përqind.
Po për vjehrrën çfarë do të më thuash?
Është një grua fantastike dhe e dua me zemër.
E thua se je në ekran apo?
Jo, absolutisht!
Çfarë bën vjehrra që ti e do kaq shumë?
Më shumë e kam shoqe e jo vjehrrë, flas çdo gjë me të.
Është vjehrra vërtet për ti thirrur mami, a nuk është pak e tepërt?
Po varet nga njeriu dhe personi.
Po ti çfarë do t’i thuash sot vjehrrës tënde?
Do t’i them që ta lërë atë punë që bën, shkoj unë në vend të saj.”

Janë pesë persona në familje, të cilët jetojnë në një apartament fare të vogël. Edhe pse Leonida e di këtë gjë, e ka të vështirë të largohet nga ajo shtëpi për të jetuar me qera me bashkëshortin dhe vajzën e saj. Dashuria dhe respekti që ajo ka për mamanë e Edit është e madhe, ajo i ka qëndruar gjithmonë pranë, sidomos në momentet më të vështira.
“Para një viti kam kaluar një moment të vështirë, mësova që vuaja nga kanceri i lëkurës dhe vjehrra në fakt nuk e dinte fare, unë nuk i tregova askujt.
Por kur ajo e mori vesh çfarë tha?
Çfarë të bëj unë më tha, pse nuk më tregon mua që je e sëmurë, mua që më ke treguar gjithçka. Çfarë kam bërë unë, që ti nuk më tregon – më tha. Më pas, më dërgoi në një spital privat, këtu në Tiranë. Kam bërë të gjitha analizat nga fillimi, sa tashmë jetën e kam nga ajo.”
Edi i pranishëm në studion “E Diela Shqiptare”, e ka një përshtypje që pas atij muri është ose bashkëshortja ose nëna e tij.
“Edi ne kemi shtatë vite që njihemi bashkë, je një bashkëshort shumë i mirë, një baba i shkëlqyer, por je edhe një çun jo edhe a qi mirë. Ti po punon dhe po punon për vete më saktë, jo për ne, jo për mua, jo për gocën, por as për prindërit e tu. Po punojnë ata për ne. Siç e di ne kemi një dhomë, por ata rrinë në kuzhinë. Ty nuk të bën përshtypje fare se pse po e bëj unë këtë gjë?”
Duket se Edi e kishte pak të vështirë të pranonte gabimin e tij, por ai pohoi që do të kontribuojë edhe më shumë për familjen.
Historia nuk mbyllet me kaq, pasi ka edhe një tjetër mesazh për mamanë e Edit. Leonida kërkon që ajo të mos lodhet më me punën që bën në fasoneri, por të shkojë vetë ajo të punojë në vend të saj. Për këtë gjë bie dakord edhe vetë Edi.
Nëna e Edit, Hamideja ka nisur të punojë që në moshën 15 -vjeçare e deri më sot. Ka sakrifikuar për familjen e saj, pasi si çdo nënë dëshiron më të mirën për fëmijën e vet.
Ajo as që nuk e imagjinonte që nga ana tjetër e murit të ishte djali i saj sëbashku me nusen. Ajo tregon që çifti ka një marrëdhënie shumë të mirë me njëri – tjetrin, por edhe vetë Hamideja ka një marrëdhënie të shkëlqyer me nusen.
“Nusja duhet të duhet më shumë, se djali është i imi dhe dihet që e dua. Me nusen, sa ka hyrë në shtëpinë time i kam thënë që është më e mira e jetës sime. Ajo më ka hyrë shumë në zemër.”
Më tej Leonida i tregon vjehrrës mesazhin që ka për të.
“Ti mami lodhesh, ke filluar punë që e vogël, të ka dalë shpirti për të bërë gjithë këtë djalë. Ti lodhesh, se del që në gjashtë të mëngjesit në punë dhe vjen në shtëpi në shtatë të darkës, pasi punon me orare të zgjatura. Dua që ti të rrish në shtëpi dhe unë të punoj në vendin tënd.”
“Unë e dua shumë nusen, që ditën e parë që ka ardhur në shtëpi, jam munduar shumë për të, ajo e di mjaft mirë, por unë punën nuk e lë dot, sepse nuk kam mbushur as vitet e punës, pasi mua më kanë humbur disa vite punë. Unë dua edhe pesë vite që të dal në pension. Nuk mund ta lë punën për këtë arsye, se jam me një hyrje shumë të vogël dhe nuk mund të lë djalin edhe nusen me një dhomë e një kuzhinë. Do mundohem sa të kem mundësitë e mia, se edhe burri më punon. Ne i kemi pak rrogat e ulëta, por do mundohemi të marrim një hyrje më të madhe, pasi unë nuk kam dëshirë kurrë që djali me nusen të më iki nga shtëpia. Nëqoftëse duan ata mirë, po mua zemra vetëm tek ato më rri. Kur djali më vonohet mua nuk më zë gjumi.”
Rrenga e rradhës është e Edit, duke e trembur nënën e tij, se kanë vendosur të largohen nga shtëpia.
“Kemi menduar që të dalim në një shtëpi tjetër.
Edi… duhet ta kishe menduar që përpara.
E kam menduar ndaj po ta them.
Jo…kurrë! Unë kam edhe vajzën e vogël.”
Në fakt e gjitha ishte një shaka, pasi familja është gjithçka për to. Ata janë shumë të lidhur bashkë dhe ndarja do të ishte e vështirë për të dy palët.
Eneas, një adoleshent që pjesën më të madhe të kohës e kalon në shtëpi, por është në një luftë të ftohtë me mamanë e tij, pasi ajo i kërkon të heqë dorë nga shumë gjëra, të mos angazhohet me partitë politike, por i kërkon që të gjej një të dashur, ndoshta për ta hutuar nga dëshirat që Enea ka.

Prindërit e mi Ardit, kanë gati shtatë vite të ndarë. Babai pinte, luante lloto, merrte para borxh dhe të gjithë borxhlinjtë më vinin mua. Më vinte turp që të dilja në rrugë, kjo ishte edhe një nga arsyet që unë nuk doja të kisha shokë. Më mungonte deri në një farë moshe, por kur mora vesh që u martua më një tjetër dhe nuk i interesonim më fare, unë e fshiva nga kujtesa ime. Ai na keqtrajtonte, na rrihte edhe mua edhe mamin.
Po me mamin pse nuk shkon mirë?
Kemi mosmarrëveshje me mamin, pasi unë jam pjesë e një forumi politik dhe kam dëshirë që të angazhohem, por ajo nuk më lejon. Unë kam shumë dëshirë që të dal nëpër protesta, ku si qytetar kam të drejtat e mia për të protestuar. Ajo gjithashtu nuk më lejon që të kem edhe kafshë shtëpiake në shtëpi. Unë tani kam filluar të mbaj zogj në kafaze, por as ato nuk i duron dot, pasi bëjnë shumë pis.
A bën ti rrëmujë në shtëpi?
Po bëj shumë rrëmujë.
Tani mami, çfarë të thotë?
Më thotë që të gjej një shoqe, madje më ngacmon shumë për këtë pjesë.
Po ti?
Unë i them që jam akoma i vogël, por do ta gjej edhe unë një.
Enea në pamundësi për ta gjetur shoqen vetë, ia ka gjetur stafi “E Diela Shqiptare”, për t’i treguar mamasë së tij që ai më në fund e gjeti një shoqe. Linda është aktorja që u hoq si e dashura e Eneas, por e transformuar në një formë të frikshme. Ardit Gjebrea së bashku me Enean dhe Lindën ishin në një mision gjatë gjithë programit.
Në momentin që Juliana mamaja e Eneas, u largua nga shtëpia, stafi u kujdes që një pjesë e orendive të ishin të pranishme në “E Diela Shqiptare”. Juliana kishte në sy një fashë që nuk e lejonte të shihte dhe kur hapi sytë pa një pjesë të mirë të orendive të shtëpisë.

“Ky është ambienti i shtëpisë sime. Më paskeni boshatisur shtëpinë”, u shpreh ajo.
Kush mendon se mund të jetë nga ana tjetër?
Mendoj se djali i vogël Klevisi me 97 përqind, 1 përqind mendoj djali i madh Enea.
Por nga ana tjetër e monitorit u shfaq vajza me një pamje të pazakontë. Juliana dukej shumë e shqetësuar në fytyrë e nuk po i besonte syve nga pamja që kishte në monitor dhe mendoi se çdo gjë ishte një lojë. Por vajza kishte një mesazh për të:
“Mami, je shumë e bukur, jam shumë e emocionuar. Doja ta bëja publik prezantimin tonë. Unë jam Mia, dashuria e dashurisë tënde, Eneas. Ti qenke shumë e mirë mami, Enea të ngjan ty. Kam ardhur këtu të të falënderoj, që ke rritur një djalë kaq të mirë si Enea. Ai më ka treguar gjithçka për ty, për sakrificat e tua, për lodhjen e madhe që ke pasur gjatë këtyre viteve për të rritur të dy djemtë. Unë kam njohur shumë djem, por si Enea jo. Ne kemi njëzet ditë që jemi njohur në Facebook dhe jemi shumë të lumtur. Unë do përpiqem që ai të bëhet më i bindur për ty. Do përpiqem që të kujdesem edhe për Enean me mësime edhe pse vetë unë jam djegur në shkollë, pasi nuk kam përfunduar as ciklin 9 – vjeçar. Edhe kanarinat nuk do t’i kesh më në shtëpi, kemi rënë dakord me Enean, për të sjellë një çift gjarpërinjsh. Edhe e fundit, Enea nuk do të shkoj më në protestat e Partisë Demokratike, por do të vij me mua në protestat e partisë Socialiste, pasi unë bëj pjesë aty.”
Por nga i gjithë ky mesazh që mamaja e Eneas mori nga “e dashura”, mbeti pa fjalë. Ndërkohë Enea i tha që më në fund e gjeti dashurinë e tij dhe dëshira e së ëmës u plotësua.

Por çfarë mendon mami për shoqen e Eneas?
Juliana thotë “No comment” dhe është tepër e përhumbur. Ajo uron shumë që e gjitha të jetë një shaka.
“Mami ne kemi kaq vite që bëjmë luftë me njëri- tjetrin. Sot kam ardhur që të të propozoj një armëpushim, pasi kjo gjë është bërë e padurueshme. Unë do të përpiqem aq sa duhet bashkë me Mian. Nga ty nuk dua që të më pengosh në dëshirat e mia. Dua që në shtëpi të kthehet ajo qetësi sikurse ka qenë, kur unë isha i vogël. Ti bën shumë sakrifica për ne, por ne jo aq shumë, por do të përpiqem që të filloj një punë dhe të ecim të gjithë bashkë përpara.”
“Unë dua që ti të bëhesh një djalë i mirë dhe të jesh dikush në jetë. Unë do vazhdoj dhe ju jam përkushtuar vetëm juve të dyve, së bashku edhe me gjyshërit.”
“Po Mian e pranon në shtëpi“?
“Nuk di çfarë të them! Kjo punë duhet të diskutohet”.
Por në fakt kjo ishte e gjitha një shaka, pasi Enea dëshironte t’i bënte një surprizë mamasë së tij, për ta ndarë me të gjithë, dashurinë që ai ka për nënën e tij dhe të mos e shohë më me lot në sy. Ajo është motivi i jetës për Enean./








