Kënga “Kokaina” e Don Xhonit, e publikuar vetëm një muaj më parë u shndërrua shumë shpejt në një hit. Aktualisht, videoklipi numëron me miliona klikime në youtube dhe është pritur shumë mirë nga fansat.
Mesa duket kënga është pëlqyer shumë edhe nga të huajt, aq sa e kanë vjedhur atë. Një reper i njohur bullgar thjesht ka përkthyer tekstin dhe ka xhiruar videoklipin e tij.
Mirëpo, kjo përbën shkelje të rëndë të të drejtave të autorit dhe është një vepër e dënueshme me ligj.
Don Xhoni ka ndërmarrë masa ligjore, i vendosur për të mbrojtur krijimtarinë e tij muzikore. Pas ankesës së reperit shqiptar, youtube ka fshirë versionin bullgar, që tashmë nuk gjendet më në internet.