Imitonte Sali Berishën në Portokalli, aktori i njohur tregon kërcënimet që ka marrë

Aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja është një ndër më të dashurit për publikun shqiptar. Me rolet dhe imitimet e tij, ai gjithnjë shkakton të qeshura pafund. Por sot i ftuar në “Rreze Dielli”, ai ka treguar se kjo nuk ka qeë gjithnjë e lehtë. Pavarësisht se është në kuadrin e humorit, jo të gjithë personazhet reagojnë pozitivisht. Kështu ai përmendi dhe rastin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

“Imitimi është dashamirësi, nuk është dashakeqësi, pavarësisht se Sali Berisha i rrihte ata që e imitonin. Kur e imitonin, Saliu dërgonte njerëz që t’i rrihnin, bodyguard-ët e tij. Mua më ka ndodhur, më ka ardhur bodyguardi më ka thënë, po e imitove edhe njëherë do të fus plumbin kokës.”- ka treguar Rezarti.

Më pas ai ka vazhduar të tregojë se këto janë vetëm fjalë, pasi sipas tij shqiptarët nuk të vrasin për sharje apo shpifje, por vetëm po i ndërhyre te lekët. /Blitz.al/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.