Aktori Horst Tappert, i cili vdiq në vitin 2008, ka qenë anëtar i SS
U zbulua në vetëm në vitin 2013 e kaluarën e errët e aktorit Horst Tappert, i cili për 24 vjet ka interpretuar rolin e njohur të Inspektorit Derrick në serialin gjerman me të njëjtin titull. Horst ishte një anëtarët e trupave SS gjermane. Pas këtij lajmi, Gjermania ka vendosr të ndaloj përgjithmonë transmetimin e serialit në televizionin publik ZDF.
Horst Tappert, i cili vdiq në vitin 2008 në moshën 85, ka interpretuar rolin e Derrick që nga viti 1973, duke u shfaqur në 281 episode. Seriali është nga të vetmet produksione gjermane që ka arritur një sukses ndërkombëtar dhe është transmetur nga televizionet e më shumë se 100 shteteve.