Një surprizë e këndshme për të pranishmit në studiot e Top Channel, ishte momenti i ngjitjes së Isli Islamit në skenën e ‘The Voice of Albania’.
Njësoj si të gjithë konkurrentët e tjerë, ai zhvilloi intervistën në ‘Waiting Room’ me Ledionin. Personi që kishte ardhur për ta mbështetur ishte Eno Popi, shumë i emocionuar gjatë gjithë performancës së kolegut të tij. Trajnerët ishin të përqëndruar maksimalisht për të dëgjuar konkurrentin e rradhës, në kërkim të zërave të rinj për skuadrat e tyre. Isli zgjodhi të këndojë live baladën e Alban Skënderajt “Unë dhe ti”. Ai me performancën që dhuroi, bëri që trajnerët të shtypin butonat.
Isli ishte shumë entuziast për gjithçka që ndodhi në skenë, por ëndrra zgjati shumë pak. Pas momenteve plot emocion, u zbulua se ai me të vërtetë po përgatiste një kronikë për emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”. E ç’mund t’i themi tjetër Islit, përveçse pas suksesit në edicionin e gjashtë, të aplikojë sipas të gjitha rregullave që ka spektakli në edicionin e radhës.
Ndoshta karriget do t’i kthehen përsëri!