Këtë javë u transmetuar takimi mes Sarës dhe Andit, i cili është pritur shumë keq nga Jasmina. Kjo e fundit ka dalë më herët në takim me Andin teksa janë puthur dy herë në studio. Jasmina u shpreh se ka parë mungesë respekti dhe nuk ka hezituar që të reagojë me tone të larta ndaj Andit. Më pas ajo bëri disa ofendime edhe më të rënda duke i quajtur të dy “kokëboshë”.
Pasi debati mes tyre u zhvendos edhe në rrjetet sociale, me kunja e statuse për njëra-tjetrën, produksioni ka vendosur të bëjë një përballje mbrëmjen e sotme në “Prime”. Të dyja kishin pranuar mirëpo, Sara ishte larguar papritur para se emisioni të niste.
Ajo nuk e ka sqaruar ende këtë veprim të sajin.
Ndërkaq Jasmina ka shpjeguar se reagimi i saj nuk ka qenë ndaj Andit por ndaj Sarës, të cilën e njihte më përpara se të vinte në emision. Dhe se për të ka qenë një zhgënjim për të në aspektin shoqëror.








