Ndërrimi i viteve, si çdo fundvit, pritet të sjellë një programacion të zgjedhur në të gjitha televizionet shqiptare. Edhe kete vit kryefjala ne televizionet kryesore do te jete humori me formatet speciale te prodhuara enkas per kete date. Aktoret me te mire te humorit, kengetaret dhe te ftuarit special do te jene protagonistet e mbremjes me te bukur te vitit.
Top Channel
“Friend Request 2016”, ky do te jete programi special qe TCH do te sjelle per kete vit, nepermjet trupes se humoristeve te Portokalli. Programi do te vazhdoje edhe pasmesnate, ku do te shoqerohet perveç humorit edhe me muzike dhe kercim nga trupa e ketij televizioni.
Vizion Plus
“Ndryshe nga heret e kaluara, apo edhe nga cdo televizion tjeter, Vizion Plus, kesaj rradhe do ta mirepresi kete vit me nje spektakel LIVE. Eshte pikerisht “Dancing With The Stars” ajo qe do i shtoj emocionet festive te ketij ekrani me naten FINALE e cila do te percaktoj edhe fituesin e ketij edicioni.
TV Klan
Mendoni se “Dance With Me” mbaroi? Epo ne fakt jeni gabuar, spektakli i kercimit ne TV Klan, edhe pse ka kaluar disa jave nga perfundimi i nates finale, do te na rikthehet perseri me nje nate speciale e shoqeruar ashtu si gjithmone me kercim dhe humor.
Po ju ke do zgjidhni per te mirepritur 2016?








