Për herë të parë në historinë e vet, formati i kërcimit në Vizion Plus “Dancing Ëith The Stars”, në natën ndërrimit të viteve do të shënojë ndalesën e fundit në stacionin e këtij sezoni.
I mbushur plot gjallëri dhe emocion “Dancing…”, na shoqëroi për disa javë në të cilat konkuruan 14 VIP-a të njohur për botën e ekranit, të cilët na treguan edhe aftësitë e tyre në kërcim përtej fushës ku punojnë.
Mbrëmja e sotme do të mirëpres 7 çifte: Beatrix Ramosaj & Kris ; Dorina Mema & Besi ; Flori Agalliu & Lori ; Rovena Dilo & Eltion ; Young Zerka & Adela ; Ambra Meda & Jurgeni. Ata do të garojnë për çmimin e madh nëpërjmet formave të ndryshme të kërcimit.
Menduat se vetëm vallëzim do të kishte në këtë spektakël? Jo! Mbrëmja do të shoqërhet edhe nga trupa e artistëve të Grand Hotel 2xL dhe Al Pazar, ku nuk do të mungojnë edhe artistët më në zë të momentit si: Artiola Toska, Sinan Hoxha, Juliana Pasha, Kejsi Tola, Olta Boka dhe Vedat Ademi.
Mesduket programi i këtij viti do të jetë plot ngjyra dhe spektakël në Vizion Plus!
Info Media Albania | Nuk lejohet kopjimi i ketij materiali pa autorizim nga redaksia








