IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Ja mediat që s’paguajnë gazetarët!

by Niko Lako
2015/05/03
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja mediat që s’paguajnë gazetarët!

Në Ditën Botërore të Medias situata në të cilën gjendet gazetarët shqiptarë është nga më të rëndat, me vonesa pagash që shkojnë nga 1 deri në 5 muaj. Ky është shqetësimi që ngre kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa, duke prezantuar një tablo të detajuar mbi mediat që i japin dhe ata që nuk i japin pagat në kohë.

ADVERTISEMENT

Në kategorinë e parë gjendet Shqiptarja.com dhe televizioni A1Report, të cilët, ndonëse në një treg informal, u përgjigjen punës së gazetarëve me pagesat përkatëse, konform afateve.  Referuar këtij shqetësimi Unioni kërkon seancë dëgjimore në Komisionin e Medias, ndërsa jep dhe një tablo të situatës në media, ku në 23 gazeta vetëm 4 prej tyre respektohet dhënia e pagave mes tyre dhe Shqiptarja.com. Nga 72 televizione vetëm në 10 prej tyre nuk ka vonesa të detyrimeve financiare ndaj punonjësve, ku televizioni A1 Report renditet tek mediat që respekton këto detyrime.

“Në 23 gazetat e përditshme socio-politike të vendit vetëm në 4 prej tyre respektohen dhënia e pagave korrekte në kohë dhe ato janë Panorama, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.com, Shqip. Në 19 gazetat e tjera vonesat janë të përhershme dhe gjithashtu edhe ikjet e gazetarëve nga puna pa përfituar shpërblimet e punës së kryer.  Në 72 televizionet e vendit, të listuar sipas Autoritetit të Medias Audiovizive, vetëm në 10 prej tyre nuk ka vonesa të pagave dhe detyrimeve financiare ndaj punonjësve, të cilat janë RTVSH, Top Channel, News 24, A1 Report, Klan, dhe disa televizione lokale. Ndërsa në 62 prej tyre, vonesat vijojnë nga një gjer në pesë e gjashtë muaj, përfshirë në këtë gjendje edhe televizione kombëtare. Në 71 radiot, 63 prej tyre janë në riciklim vonesash të pagave në mënyrën më arbitrare të cilat nisin nga një muaj e shkojnë deri në pesë muaj. Të njëjtën gjendje po ndjek edhe media më e re, ajo on line. Nga 250 webe dhe gazeta online të celura përgjatë periudhës 2014 e gjer më sot, në të cilat na rezulton të jenë punësuar mbi 320 gazetarë, vetëm në 50 prej tyre ka një sistem modest pagesash, ndërsa në 200 prej tyre ka një realitet informal të tmerrshëm. Nisur nga kjo tablo dhe gjendja në përkeqësim që kemi para, ne sot në Ditën Botërore të lirisë së Shtypit kërkojmë:

Se nisur nga vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara , i kujtojmë parlamentit dhe Qeverisë së vendit detyrën e pakryer dhe detyrimin kushtetues që kanë në drejtim të lirisë dhe respektimit të saj. Aktualisht asnjë prej mediave të vendit nuk respekton nënshkrimin dhe implementimin e asnjë kontrate kolektive për gazetarët. Kjo situatë është jashtë kontrollit dhe auditimit ligjor nga institucionet e linjës. Ne kërkojmë sot publikisht një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Medias, madje duke ftuar edhe përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve të mediave, për ta nxjerrë gjendjen nga ky standart dhe për t’i dhënë më shumë dinjitet medias dhe sidomos gazetarëve shqiptarë”, deklaroi Aleksandër Çipa, kreu i Unionit.

ADVERTISEMENT

Një tjetër pikë ku është ndalur Çipa lidhet me refuzimin e Komisionin Qendror të zgjedhjeve për monitorimin e medias gjatë periudhës zgjedhore. Janë 60 organizata gazetarësh të regjistruar, por Unioni i Gazetarëve është i renditur nga fundi, ndonëse ka një kontribut të veçantë.

“Refuzojmë të propozojmë anëtarë në Bordin Monitorues të mediave në KQZ. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë gjen rastin sot të refuzojë publikisht ftesën që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën organizatës sonë të listuar në një shkresë me Nr. 1795 të datës 23. 02.2015 për propozim emrash për kandidatë në Bordin e Monitorimit të Mediave. Në këtë shkresë renditen mbi 60 organizata gazetarësh që janë regjistruar aktualisht në Shqipëri dhe atributi i tyre është i njëjtë, vetëm për të propozuar nga tri emra kandidatësh, ndërkohë që miratimi i këtij bordi bëhet nga anëtarët e KQZ. Kjo është një praktikë e paarsyeshme dhe fyese për organizatat me kontribut dhe ndikim në jetën e komunitetit dhe mediave të vendit. Praktikat e gjertanishme kanë rezultuar me shpërfillje të propozimeve të organizatës sonë dhe në këto kushte ne refuzojmë propozimin dhe apelojmë për shpërfillje të këtij Bordi i cili tradicionalisht zgjidhet sipas preferencave partiake e politike të anëtarëve të KQZ. Ka qenë kjo arsyeja që në shumicën e rasteve si anëtarët të këtij bordi, janë preferuar ata që vijnë prej shtypit partiak dhe të politizuar“, deklaroi Xhovani Shyti, përfaqësues i Unionit te Gazetareve.

Në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, përfaqësuesit e Unionit të Gazetarëve kanë kujtuar me nderim te gjithë ata reporter që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Tags: pagat e gazetarëveunioni i gazetareve
Previous Post

EDITORIAL | Fillon lëkundja e piramidave mediatike?

Next Post

Dikush t’i bëj zë Klanit që logo e Klan Kosova ka muaj që ka ndryshuar!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Dikush t’i bëj zë Klanit që logo e Klan Kosova ka muaj që ka ndryshuar!

Dikush t'i bëj zë Klanit që logo e Klan Kosova ka muaj që ka ndryshuar!

Tv Klan nuk do të transmetojë aktivitetet e partive, pritet vendimi i televizioneve të tjera

Tv Klan nuk do të transmetojë aktivitetet e partive, pritet vendimi i televizioneve të tjera

Comments 1

  1. Papi says:
    11 vjet ago

    Per ta saktesuar: Nuk paguajnë komplet STAFIN jo vetem gazetarët, apo te tjeret ska problem!

    Përgjigjuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA