Në një intervistë të fundit në emisionin “Nacionale”, reperi i njohur kosovar Ledri Vula ka zgjedhur të ruajë heshtjen për ndarjen e tij nga Sara Hoxha, trashëgimtarja e Top Media. Pavarësisht kuriozitetit të madh të publikut dhe pyetjeve të gazetarit, Ledri ka qenë i qartë në qëndrimin e tij: “Jo, nuk do tregoj se pse jam ndarë”.
Ky refuzim vjen pas lajmeve që qarkulluan disa muaj më parë për ndarjen e çiftit, të cilët kanë qenë bashkë për disa vite dhe janë prindër të një vajze 3-vjeçare, PoemBlu. Ndërsa çifti ka qenë një nga më të ndjekurit dhe të dashurit nga publiku shqiptar, vendimi për të mos folur hapur për arsyet e ndarjes tregon një dëshirë për të mbajtur privatësinë larg vëmendjes mediatike.