‘Jam e adoptuar’: Niki Delijorgji sqaron deklaratën e 3 viteve më parë

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Niki Delijorgji, ish-Miss Shqipëria dhe vajza e biznesmenit Mihail Delijorgji, në një intervistë për Thumb në 2017-ën, pyetur për marrëdhënien me babain, tha se “është e adoptuar” dhe se i ati “nuk e kundërshton për gjërat që bën duke qenë se në moshën e saj i ka kaluar edhe vetë”.

Gjatë pyetjeve të shkurtra në “After Party”, Niki sqaron “deklaratën”, duke thënë:

“Ishte e gjitha shaka, nëse s’e keni kuptuar.”

Në intervistën e atëhershme, modelja dhe këngëtarja pranon biseksualitetin dhe shprehet se “s’i intereson Shqipëria”.

Sidoqoftë, pak kohë më parë, në Instastory, ajo është shprehur se ndihet disi e penduar për intervistën që ka bërë atëherë, duke thënë se “do donte të fshihej fare”.

BurimiAnabel
Artikulli paraprakProtesta në Bruksel pas vrasjes së një të riu nga policia, digjet stacioni policor
Artikulli tjetërVlorë/ Traileri merr flakë në orët e para të mëngjesit