Julia Roberts aktore e serialit më të ri të Amazon

Amazon ka filluar përgatitjet për të shfaqur dy sezone të një seriali të ri të quajtur Homecoming, një thriller që do të startojë me pjesëmarrjen e Julia Roberts dhe të jetë nën produksionin e krijuesit e “Mr. Robot”, Sam Esmail.

Shfaqja bazohet në një dramë podcast (i quajtur edhe “Homecoming”) që tregon historinë e një terapisti (Roberts) në një strukturë qeveritare dhe një ushtari në tranzicion drejt  jetës civile. Catherine Keener dhe Oscar Isaac luajnë rolet kryesore në podcast, sezoni i dytë i të cilit filloi të mërkurën./IMAlbania.com/