Rubrika e emocioneve do të vijë sërish në edicionin e ri të programit E Diela Shqiptare.
Historitë e dashurisë, konflikteve në familje, ndarjeve dhe surprizave do të vazhdojnë të na emocionojnë edhe sezonin e ri në Tv Klan, çdo të diel në drejtimin e Ardit Gjebresë.
Pas suksesit të sezonit të kaluar rubrika është rikonfirmuar për një edicion të dytë që do të nisë në 11 shtator. Ndërkohë stafi organizator ka hapur aplikimet për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e programit.








